1 muaj me Sian, festë në familjen Mamaqi

Vogëlushja Sia është kthyer në bekimin më të madh për familjen Mamaqi. Më parë ishte Joeli ai që mbushte me gëzim ditët e Ermalit dhe të Amit, por tani Sia është një lumturi e shtuar për ta. Normalisht në çdo shtëpi fëmijës më të vogël i kushtohet disi më shumë vëmendje dhe tani Sia ka rrëmbyer gjithë vëmendjen në familje. Këtë gjë e tregon fare qartë torta e personalizuar e përgatitur për 1 mujorin e lindjes, e gjitha në ngjyrë rozë dhe me një stil tipik princeshash. ‘Një muaj me Sian”, – ka shkruar Ami mbi fotografinë e tortës.

Kujtojmë se vetëm një javë më parë Sia realizoi edhe setin fotografik të parë. Madje vogëlushja e Amit dhe Ermalit mund të themi se është kthyer në fenomenin e rrjeteve sociale, sepse fotografia e saj në ‘Instagram’ në ditën e lindjes theu çdo rekord.

Share With:
Translate »
1242 Views