1 në 12 fëmijë dëgjon zëra

Një në 12 fëmijë mendohet se dëgjon vazhdimisht zëra që në fakt nuk janë aty. Ndonjëherë këto zëra iu thonë atyre që ata janë të pavlefshëm. Tashmë kërkimet e reja sugjerojnë se reagimi i të rriturve mund të ndikojë në zërat që fëmijët dëgjojnë në të ardhmen.

“Është si të jesh në një dhomë të mbushur me njerëz. E gjithë ajo çfarë dëgjoni janë zërat të ndryshëm që depërtojnë në veshët tuaj”, shkruan BBC.

Studimet kanë arritur në përfundimin se 1 në 12 fëmijë ka halucinacione zanore të vazhdueshme.

Studiuesit në Manchester Metropolitan University dhe Universiteti i Mançesterit, në studimin e parë në Mbretërinë e Bashkuar për fëmijët që kanë halucinacione të tilla dhe prindërit e tyre, kanë rënë në përfundimin se mënyra se si njerëzit reagojnë ndaj përvojave të fëmijës mund të ndikojë në zërat që ata dëgjojnë në të ardhmen.

Dr Sarah Parry nga Universiteti Metropolitan i Manchesterit thotë se studimi i ekipit të saj ka të dhëna se si duhet të trajtohen të rinjtë që dëgjojnë zërat.

“Fëmijët i shohin zërat si pjesë të vetvetes, duke u thënë atyre se zërat janë një problem mund të shtojë stresin e një fëmije, gjë që mund të bëjë që zërat të bëhen më të pakëndshëm”.

Dr Parry sugjeron se fëmijët mund të trajtohen në grup me bashkëmoshatarët e tyre.

Share With:



33 Views