1 vit pasi u bënë prindër, ndahen papritur çifti më i komentuar i showbizit

Ndërkohë që të gjithë prisnim të mësonim më shumë rreth planeve të tyre për dashmë, çifti i famshëm, Kylie Jenner dhe Travis Scott i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Një burim për TMZ ka konfirmuar lajmin duke u shprehur se ata janë ndarë dhe tani janë single.

Sipas këtij burimi, Kylie dhe Travis nuk janë parë bashkë që prej fillimit të muajit gusht, kur u shfaqën në premierën e dokumentarit të Travis, “Look Mom, I Can Fly”.

Ky burim ka shtuar gjithashtu se çifti ka kohë që po përpiqet ta bëjë lidhjen e tyre të funksionojë, por pa rezultat. Shanset për një rikthim duket se ekzistojnë, por për disa kohë ata kanë në plan të qëndrojnë të ndarë. Pavarësisht të gjithave, ata do të jenë të dy të pranishëm në jetën e vajzës së tyre, Stormi-t.

Nëse ju duhen më shumë prova, po ju themi se Travis dhe Kylie nuk u shfaqën bashkë në dasmën e Justin Bieber dhe Hailey-t.

Megjithatë, ata vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe nuk kanë reaguar ende rreth këtyre lajmeve që po qarkullojnë me shpejtësi nëpër media.

 

Share With:
Translate »
518 Views