10 gjërat që nuk duhet t’i bëni kur bebja fle

Në momentin që bebet i zë gjumi nëna mundohet të bëjë gjithçka që ai të mos zgjohet.

Megjithatë janë disa veprime që nuk duhet t’i bëni për ta bërë gjumin e fëmijës sa më cilësor.

Ja për cilat bëhet fjalë:

Mos e mbuloni tepër fëmijën ndërsa fle.

Mos e spostoni fëmijën nga vendi ku po fle.

Nëse fle me një pellush mos ja hiqni nga dora.

Mos ja hiqni asnjëherë biberonin fals nga goja. Nëse fëmija e ndien, do të zgjohet.

Mos bëni zhurmë. Fëmija ka nevojë për qetësi në momentin që është duke fjetur, njësoj si edhe të rriturit.

Nuk duhet të vendosni muzikë, madje as me zë të ulët.
Nëse fëmija nuk është në javët e para pas lindjes, nuk duhet ta zgjoni për ta ushqyer.

Ndërsa fëmija fle nuk duhet ta lini vetëm në shtëpi. Ju nuk duhet të largoheni kurrsesi nga shtëpia qoftë edhe për pak minuta.
Fëmija nuk duhet të flejë në vende që nuk janë të sigurta. Mund të bjerë dhe të vritet.

Mos lejoni askënd ta zgjojë nga gjumi edhe nëse ai person ka ardhur posaçërisht për të luajtur me të.

Share With:



248 Views