10 muaj pas lindjes Loredana më e dobët se para shtatzënisë, reperja zbulon si e arriti këtë gjë

Në dhjetor të vitit të kaluar Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë. Dyshja e njohur u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Hana. Pas lindjes Loredana arriti ta merrte veten shumë shpejt dhe sot që kanë kaluar gati 10 muaj nga ardhja në jetë e vajzës reperja është në formë të shkëlqyer fizike. Loredana ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të barkut të sheshtë, duke treguar se është më e dobët seç ka qenë para shtatzënisë. Ajo ka zbuluar se këtë gjë e ka arritur në formë natyrale, pasi nuk është stërvitur as në palestër dhe as ka kryer liposuction.

Kjo e fundit është një metodë që përdoret masivisht nga nënat e reja, të cilat duan të heqin dhjamin dhe të rimodelojnë barkun e tyre pas lindjes. Mesa duket metabolizimi i Loredanës funksionon në mënyrë perfekte, ndaj ajo ka arritur të rikthehet në këtë formë pas lindjes, pa shtuar as kilogramë të tepërt. Kujtojmë se Hana është vajza e vetme e Loredanës dhe Mozzik, të cilët po përfliten për një ndarje kohët e fundit.

Share With:
Translate »
971 Views