10 supersticionet më të çuditshme të shtatzënisë

Shtatzënia është periudha më e bukur e jetës për çdo femër. Gjatë këtyre 9 muajve ato kujdesen që të plotësojnë të gjitha nevojat që ju duhen për të pasur një shtatzëni të mbarë. Ato përkushtohen vetëm tek fëmija që kanë në bark dhe ndonjëherë bëhen të fiksuara, aq shumë sa ju besojnë edhe supersticioneve të çuditshme. Shumë prej tyre janë krejtësisht të rreme, por disa mund të bazohen edhe në arsye logjike. Më poshtë ju rendisim disa nga supersticionet më të njohura në të gjithë botën.
1-Nënat nuk duhet të hanë peshk sepse foshnja mund të mos flasë për një kohë të gjatë

2-Nuk duhet të ecni poshtë shkallëve. Fëmija juaj do jetë i dobët

3-Nëse hapni të gjitha dritaret e shtëpisë, dhimbjet e lindjes do të jenë më të lehta

4-Nëse hani ushqime të bardha, foshnja do të lindë me një ngjyrë të zbehtë

5-Nuk mund të ecni në varreza. Kjo do ju çonte në palumturi

6- Vendosni vezë boshe në bark, për sa kohë ajo është e pathyer edhe fëmija është mirë

7-Nëse hani ushqime pikante fëmija nuk do të ketë flokë

8-Nuk duhet të hani çdo gjë që doni

9- Mund ta gjeni gjininë e fëmijës për nga mënyra si shkelmon. Nëse shkelmon ne anën e djathtë është vajzë dhe nëse shkelmon në anën e majtë është djalë

10- Ju nuk duhet t’i prisni flokët gjatë shtatzënisë

Share With:
Translate »
899 Views