10 ushqime që bebja juaj nuk duhet t’i provojë deri në 1 vjeç

Lista përmban ushqime, të cilat mund të provokojnë alergji tek foshnja juaj, ose probleme me aparatin e saj tretës. Sa herë që provoni t’i jepni bebes suaj një ushqim të ri, prisni të paktën dy ditë për të parë, sesi reagon organizmi i tij, pasi mund të ketë shfaqje të ndonjë alergjie të trashëguar nga ju.
Por, kjo nuk do të thotë se të gjitha këto ushqime do t’i bëjnë keq bebit tuaj. Vetëm nëse bebi juaj është i ndjeshëm, atëherë duhet të shmangni konsumimin e atij lloj produkti të paktën derisa bebi juaj të mbushë 1 vjeç.
Nëse keni filluar t’i jepni ushqime të ngurta, mbajeni afër këtë listë.
Veza, sidomos e bardha e saj mund të shkaktojë alergji, e cila shoqërohet me daljen e disa puçrrave të vogla në të gjithë trupin.Qumështi i lopës.
Kikirikë dhe gjalpi i kikirikut.
Prodhimet e detit, peshk, karkaleca, salmon etj.
Grurë, pasi ka përmbajtje të lartë të glutenit, proteinë që mund të sjellë inflamacionin e zorrëve.
Çokollatë.
Sojë.
Mish derri.
Gluten, e cila gjendet në tërshërë dhe elb.

Mjaltë, pasi mund të shkaktojë botulizmin një sëmundje e shkaktuar nga bakteri Clostridium botulinumqë gjindet në pluhur dhe mund të kalojë edhe në mjaltin e bletëve. Ky bakter rrezikon më shumë bebet mes 3 javë dhe 6 muajsh, pasi zorrët e tyre nuk janë të afta për ta nxjerrë jashtë bakterin. Infektimi me të rrezikon paralizën e fëmijëve.

Share With:



92 Views