10 vjet më parë këto binjake lindën të bashkuara me njëra-tjetrën. Ja si duken sot…

Kur i sheh në pamje të parë motrat binjake Abby dhe Isabelle Carlson, do të mendonit se nuk ka asgjë të pazakontë me to. E vërtetë, ato duken saktësisht të njëjta, por ana tjetër motrat duken si vajza krejtësisht normale në moshën 10-vjeçare.

Pak mund ta dinë se këto motra pothuajse humbën jetën e tyre në fillim të jetës.

Abby dhe Isabelle janë binjaket që kanë lindur të bashkuara me njëra –tjetrën, zemra e Isabelle është më shumë në gjoksin e Abby, dhe pothuajse të gjitha organet e tyre janë shpërndarë mes dy trupave të tyre. Pas lindjes së tyre, 10 vjet më parë, mjekët në Klinikën Mayo filluan të stërviteshin për të kryer një operacion jashtëzakonisht të ndërlikuar: ata filluan të përgatiten për të ndarë dy binjaket e lidhura.

Megjithëse ekipet mjekësore i siguruan prindërit e vajzave se kanë nën kontroll situatën, të gjithë ata që ishin të përfshirë kishin dijeni për rreziqet e mundshme. Kirurgu pediatër, Dr. Christopher Moir, kishte përgatitur mirë stafin e tij për procedurën, dhe të gjithë ishin gati për të shpëtuar këto dy vajza të vogla.

“Ju keni ekipin tuaj të zemrës, të pankreasit, të mëlçisë, ekipet e kirurgjisë plastike dhe pastaj duhet t’i dyfishoni, sepse janë dy pacientë”, tha Dr. Moir.

Më 12 maj 2006 këto 17 kirurgë kryen operacionin që zgjati 12 orë dhe që përfundoi me sukses në ndarjen e Abby dhe Isabelle. Vetëm dy javë më vonë, vajzat ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpinë e tyre në North Dakota të ndara nga njëra-tjetra.

Tani, dhjetë vjet më vonë, familja Carlson e konsiderojnë veten e tyre me fat dhe që mund t’i shohin fëmijët të rriten. Ata i shikojnë ato të ecnin më vete, të mësojnë gjimnastikë, të rriten brenda dhe jashtë dhe të jenë optimiste për jetën.

Vajzat janë të parat në mësime, fizikisht të shëndetshme dhe konkurruese! As binjakja tjetër nuk dëshiron t’ia kalojë dhe kanë një konkurrencë të vazhdueshme midis tyre. Megjithatë, pavarësisht konkurrencës vajzat kanë një lidhje të pathyeshme. Ata pranojnë se kanë tendencë të kapin dorën e njëra-tjetrës kur janë në vende publike, si në qendër tregtare.

Kjo mbajtje e dorës është simbolik e një lidhjeje të cilën këto vajza do ta ndajnë gjithmonë. Ato do të rriten, do të bëhen të pavarura, padyshim që gjithmonë do të konkurrojnë me njëra-tjetrën dhe do të përpiqen të qëndrojnë më vete – por gjithmonë do të kenë një marrëdhënie të thellë, që vetëm ata që kanë një motër ose vëlla binjak do të jenë në gjendje t’i kuptojnë.

Share With:
Translate »
1000 Views