Nxirren të pajetë nëna dhe tre fëmijët e familjes Lala, ishin të përqafuar me njeri-tjerin

Vetëm pak minuta më parë është raportuar se janë gjetur të pajetë nëna dhe tre fëmijët në vilën Lala në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Sipas informacionit paraprak raportohet se janë nxjerrë të pajetë Marjeta Lala së bashku me tre fëmijët, Emiljo Lalën dhe dy binjakët Dionis dhe Dionisa Lala. Dhimbja nuk paska fund ditën e sotme, e cila duhet të ishtë një ditë feste për shqiptarët.

Raportohet se nëna ishte përqafuar me fëmijët e saj nën rrënoja. Ata nuk ia dolën të mbijetonin.

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për “News 24” dhe “Balkanweb” se vazhdojnë kërkimet për të gjetur personin e fundit. Siç u raportua më herët, u bë e mundur nxjerrja e dy binjakëve Dionis e Dionisa Lala, djalit 6 vjeç Emilio dhe nënës Marjeta 31 vjeçe .

Vazhdojnë kërkimet për të gjetur edhe Ilir Lalën, xhaxhanë e binjakëve të gjetur të vdekur. Shpresat që Ilir Lala të jetë gjallë janë të pakta.

Operacioni ka qenë i pandërprerë, për të identifikuar vendndodhjen e trupave nën këto gërmadhe. Tashmë vazhdojnë kërkimet për të gjetur edhe xhaxhain. 17-vjeçari Ramë Lala që i shpëtoi vdekjes është nisur për kurim të specializuar drejt Italisë.

 

Share With:
Translate »
1420 Views