17-vjeçarja nga Berati tregon tmerrin që kaloi nga burri i hallës: I mbylli dyert e makinës dhe…

Një vajzë adoleshente nga Berati ka vendosur ta bëjë publike në emisionin “Pa gjurmë” në Report TV historinë e tmerrshme sesi burri i hallës e përdhunoi. Ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 2015 kur vajza me inicialet R.K ishte vetëm 14 vjeç. Ai e mori vajzën dhe e çoi në një pyll larg banesave, matanë Urës Vajgurore në drejtim të një fshati. Vajza nuk arriti dot t’i shpëtojë sulmit pasi agresori i mbylli dyert e makinës.

“Kam qene 14 vjece, burri i halles erdhi tek shtepia ime dhe i kerkoi mamit qe te me merrte mua dhe te shkonim ne Rinas qe te merrte nje klientin e tij. Mami nuk pranoi. Ai tha do marr edhe nusen time me vete por nuk e mori. U fut ne nje rruge me cakull dhe ndaloi makinen. Erdhi mbrapa tek une dhe i mbylli dyert. Fillova po qaja. I gjuajta me pellembe dhe aty ndodhi gjithcka”, tregoi e reja.

17-vjeçarja tha se burri i halles ka tentuar edhe here te tjera të kryejë të njëjtin veprim, por kanë qenë prindërit që e kanë denoncuar në polici.

Share With:
Translate »
1232 Views