2-vjeçari mbijeton pasi i fikën aparaturat, prindërit në luftë me gjykatën dhe mjekët për ta mbajtur në jetë

ALFIE Evans ka disa muaj që është vënë në qendër të një sërë betejash ligjore, jetë a vdekje, mes prindërve të tij, zyrtarëve të shëndetësisë dhe sistemit gjyqësor britanikë.

2-vjeçari ka më shumë se 1 vit që është në koma pasi vuan nga një sëmundje misterioze. Që kur lindi, më 9 maj 2016, ai ka qenë në një gjendje gjysmë-vegjetative. Ai vuan nga një gjendje degjenerative neurologjike që mjekët nuk e kanë diagnostikuar përfundimisht. Disa ekspertë mendojnë se mund të ketë gjendjen mitokondriale, e ngjashme me sindromën Charlie Gard.

Sindroma e Shterimit të ADN-s Mitokondriale i referohet një sërë çrregullimesh, ku, si në rastin e Charlie, trupi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm energji për muskujt, veshkat dhe trurin. MDS shkakton dobësim të muskujve dhe dëmtim nervor. Kjo gjendje është shumë e rrallë, ku vetëm 16 persona mund ta kenë atë. Përgjithësisht kjo gjendje është fatale për bebet dhe fëmijët, edhe pse disa pacientë kanë jetuar edhe deri në adoleshencë.

Aktualisht nuk ka një kurë për këtë sëmundje, megjithatë disa trajtime kanë ndihmuar në lehtësimin e simptomave.

Për disa muaj ALFIE është mbajtur me aparatura, derisa para pak ditësh mjekët dhe gjykatësit vendosën që t’i fikeshin pajisjet e që fëmija të lihej të vdiste në shtëpi. Por, ndodhi ajo që se kishte menduar njeri – vogëlushi filloi të merrte frymë vetë, pa ndihmën e aparaturave.

Tani prindërit po përballen me një sërë betejash ligjore që fëmija të vazhdojë të mbahet në spital. Ata arritën deri aty sa t’i japin fëmijës nënshtetësi italiane që ta dërgojnë në Romë. Por më parë çështja duhej zgjidhur në gjykatat britanike.

Dje, një gjykatës nga Gjykata e Lartë në Mançester refuzoi kërkesën e prindërve edhe pse një helikopter-ambulancë rrinte në gatishmëri në pritje të vendimit për ta dërguar fëmijën në Itali. Gjatë seancës, gjykatësi e u tha mjekëve që fëmija duhej lënë  të vdiste në shtëpi.

Share With:



157 Views