22-vjeçarja vjedh foshnjën e porsalindur nga materniteti, e shet për 1.500 paund

Një vajzë, që vodhi një vajzë të porsalindur nga një maternitet dhe e shiti atë për më shumë se 1.500 paund, është dënuar me shtatë vjet burg.

Asel Zhapanova e mori foshnjën nga Taraz Regional Maternity Hospital në provincën jugore të Jambyl në Kazakistan.

22-vjeçarja hyri brenda në dhomë dhe e futi vajzën në një çantë sportive, ndërsa nëna e saj nuk ndodhej aty.

Zhapanova më pas u largua nga spitali përmes hyrjes së shërbimit pa u kuptuar nga stafi që foshnja ishte fshehur në çantën e saj.

Kamerat e sigurisë tregojnë  22-vjeçaren të veshur me një fustan rozë të gjatë duke u larguar me shpejtësi nga spitali ndërsa në çantë mbante fëmijën.

Foshnja u la vetëm në dhomë pasi nëna e saj shkoi për të ngrënë ndërsa kujdestarja e la vetëm për t’ju përgjigjur një telefonate.

Kur kujdestarja u kthye, zbuloi se foshnja ishte zhdukur dhe telefonoi policinë.

Oficerët kontrolluan menjëherë të gjitha kamerat e mbikëqyrjes dhe gjurmuan Zhapanova që kishte hyrë në një hotel afër spitalit.

22-vjeçarja dhe foshnja u gjetën në një dhomë në hotelin Astana që ndodhej afër spitalit.

Ajo sapo kishte shitur fëmijën për 1576 paund kur u arrestua së bashku me blerësit.

Gjendja e të porsalindurës ishte normale dhe jeta e saj nuk ishte në rrezik. Më pas u kthye tek nëna e saj.

Policisë ju deshën dy orë për të zgjidhur çështjen.

Personeli i spitalit e njihte Zhapanovën ndaj e lejoi të futej në spital pasi kishte lindur fëmijën e saj të tretë në atë maternitet vetëm tre ditë para incidentit.

Ajo i tha stafit që do vizitonte një të njohur.

Asel Zhapanova u akuzua për rrëmbim e trafikim njerëzor dhe u dënua me shtatë vjet burg.

Share With:
Translate »
410 Views