25-vjeçarja lind disa orë pasi mjekët i thanë se nuk është shtatzënë; E gjejnë në tualet me të porsalindurën në duar

Një vajzë 25-vjeçare lindi vetëm disa orë pasi i  ishte thënë nga mjekët se ajo nuk ishte shtatzënë. Stacey ishte në banjën kur ajo ndjeu një therje në fund të barkut dhe kontraktimet dhe shtyrjet deri diku si instinkt i pavullnetshëm i një gruaje shtatzënë ndihmuan vajzën e re të sillte në jetë, një vajzë të shëndetshme. Ajo nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë e në mungesë të periodave, ndonëse 25-vjeçarja kishte bërë teste dhe kontrolle, askush nuk e kishte kapur shtatzëninë e saj.

Mjekët  kishin menduar se dhimbjet që vinin nga zona e fundbarkut shkaktoheshin nga cistet derisa vetë vajza lindi krejt e vetme në një banjë hoteli, ku qëndronte me mikeshën e saj në Manchester !

Pasi mikesha e 25-vjeçares u lidh me urgjencën, brenda pak minutash ekipi mjekësor mbërriti në hotel dhe gjeti Stejsin ulur në një pellg gjaku në banjo me të porsalindurin e saj. Nuk mbaj mend asgjë veç dhimbjeve të forta në fundshpinë dhe nevojën për të shtyrë… As vetë nuk e besoja se isha unë ajo që po lindte një fëmijë në ato momente.

Mjekët erdhën në kohë e për fat, e porsalindura dhe nëna e re mori ndihmën e parë, duke mos rrezikuar më tej jetën. Lajmi është shpërndarë me shpejtësi në tabloidet britanike dhe ngjarja ka ngjallur debat publik, për sa i përket shërbimit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar.

Share With:
Translate »
568 Views