28 fëmijë me aftësi të veçanta pa mundësi transporti

“Stop” është ndalur në Qendrën Speciale Komunitare të Pogradecit, që frekuentohet nga 52 fëmijë me aftësi të vecanta. Përgjegjësja e kësaj qendre, Anila Bebri,shprehet se 28 fëmijë vijnë nga zona e Rrëzës, por nuk kanë mjete transporti. Ajo thotë, që problemi është ngritur, por bashkia nuk ka fonde.

Anila Bebri : Numri fëmijëve në qendër është 52. 28 fëmijë vinë nga fshatrat dhe për këtë është e domosdoshme në qendër vënia e një furgoni për frekuentim dhe për ti ndihmuar këta prindër për t’ja u marrë dhe çuar fëmijët në shtëpitë e tyre. E kanë shprehur shpesh herë prindërit këtë shqetësim. E kemi çuar këtë shqetësim në institucionin e bashkisë, por na kanë thënë se nuk kanë fonde për vendosjen e një furgoni, pasi duhet një fond i madh. Deri tani jemi në pritje. Ju lutem nëse ekziston mundësia të na ndihmoni me një furgon në dispozicion të qendrës. Do të ishte një falenderim i madh nga prindërit që sjellin këta fëmijë.

Gazetarja e “Stop” i është drejtuar Qendrës Arsimore, që është në varësi të bashkisë. Enkelejda Kromollari thotë, që derisa të gjendet fondi, fëmijëve u është ofruar transport falas me mjete ndërqytetase. Edhe ZA Pogradec premton zgjidhjen e këtij problemi.

 Enkelejda Kromollari: Përveç mungesës së fondeve, ajo që është më e vështirë është pozicioni gjeografik që ka vetë qyteti i Pogradecit, duke qenë se ka zona të thella rurale dhe për këtë arsye ne kemi pasur kontakte me disa prindër ku ju kemi ofruar shërbimin nga linjat rreth qytetëse, të cilat marrin lejen e transportit pranë bashkisë. Ajo që mund t’ju vimë në ndihmë është që ata të përftojnë transport falas duke u shoqëruar nga prindërit e tyre. Edhe bashkisë i duhet koha për të siguruar fondet për mjetet e transportit. Në një të afërme të afërt mund të jetë sigurimi i mjetit të transportit.

Gazetarja: Çfarë do bëni me transportin sepse janë 28 fëmijë që vijnë nga jashtë Pogradecit?

Specialistja: Kjo është… unë besoj, se kjo është e zgjidhshme. Patjetër që zgjidhet!

Share With:
Translate »
613 Views