Gazetarja e njohur pëson atak kardiak, po shkonte në funeralin e babait

Gazetarja e njohur, Amanda Davis ka humbur jetën pasi pësoi një goditje në zemër kur po shkonte në funeralin e babait të saj.

Mediat e huaja kanë njoftuar se ajo vdiq në moshën 62-vjeçare prej atakut kardiak. Davis po planifikonte që të fluturonte për në Texas që të ishte pjesë e funeralit të babait, por nuk ia doli.

Ajo ishte gazetare e suksesshme, e cila u vlerësua me shumë çmime Emmy dhe ka qenë pjesë e televizionit WAGA për 26 vite. Dihet se Davis ka folur hapur edhe për betejën e saj me alkoolin, të cilën e fitoi me shumë mundime.

Postimi i saj i fundit ishte kur po festonte Krishtlindjet dhe një mikesha e saj i kishte dhuruar buqetë me lule si ngushëllim për humbjen e babait.

Share With:
Translate »
794 Views