3 ilaçe të bëra në shtëpi që do t’i lehtësojnë fëmijës tuaj dhimbjet e veshit

Një infeksion në vesh mund të ndikojë shumë në gjendjen e fëmijës tuaj dhe fatkeqësisht janë kaq të zakonshme për fëmijët 6-muajsh e deri në 3 vjeç. Lajmi i mirë është që me njohuritë e duhura, infeksioni në vesh mund të jetë i thjeshtë dhe mund t’ja lehtësoni dhimbjet në kushte shtëpie. Infeksionet në vesh shkaktohen nga baktere që vijnë nga infeksionet respiratore (i ftohti, fyti i acaruar), e që gjen rrugën drejt veshit të mesëm, që ndodhet në anën tjetër të daulles së veshit.
Çojeni fëmijën tuaj tek doktori për të përcaktuar shkakun dhe natyrën e infeksionit në vesh. Shumë doktorë rekomandojnë antibiotikë për ta kuruar infeksionin, por antibiotikët vijnë me një sërë efektesh anësore, ku përfshihet diarreja dhe dhimbjet e stomakut. Nëse këto dhe të tjera efekte anësore që vijnë nga mjekimet ju shqetësojnë, drejtohuni nga ilaçet që mund t’i bëni vetë në shtëpi.
1. Masazh me vaj esencial
Duke masazhuar veshin e jashtëm të fëmijës tuaj, fytyrën, nofullën dhe qafën me vaj esencial përmirësoni qarkullimin dhe rrjedhjet e veshit, që do të ndihmojë në përshpejtimin e shërimit. Mund ta lirojë nga dhimbja dhe ta ndihmojë fëmijën tuaj për të fjetur. Zgjidhni vajin Tea Tree, livando apo vajin e pishës. Pastaj hollojeni vajin esencial: një pikë për çdo katër pika vaj bazik. Masazhojeni butësisht duke drejtuar dorën poshtë dhe lëvizni nga mbrapa veshit drejt faqeve. Mos vendosni vaj të pastër esencial direkt në veshin e fëmijës.
2. Çorape me kripë
Njerëzit betohen me këtë metodë. Çorapja funksionon si një kompresë e ngrohtë që çliron presionin në veshin e fëmijës. Merrni një çorape të pastër të bardhë dhe mbusheni me 140 gram kripë të ashpër. Lidhni një nyje në fund. Ngroheni çorapen në mikrovalë dhe vendoseni në kockën e nofullës së fëmijës tuaj derisa të ndjejë përmirësim.
3. Vaji i hudhrës
Hudhra është një antibiotik natyral shumë i fuqishëm që mund të bëjë mrekulli për veshin e sëmurë të fëmijës tuaj kur kthehet në vaj. Prisni një thelb hudhër dhe vendoseni në një tigan të vogël. Pastaj vendosini mjaftueshëm vaj ulliri sa të mbulohet hudhra. Lëreni në vaj të nxehtë për 45 minuta. Nxirrni hudhrat jashtë dhe lëreni vajin të ftohet. Vajin vendoseni në një pikatore dhe vendosni një ose dy pika në veshin e fëmijës disa

Share With:



247 Views