3 javë pas lindjes, vajza e Ariana dhe Ermal Fejzullahut realizon setin e parë fotografik

Familjes së Ariana dhe Ermal Fejzullahut ju shtua një pjesëtar i ri përpara 3 javësh. Bashkëshortja e këngëtatit solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ana. Pak orë pas lindjes Ermali dhe Ariana publikuan në rrjete sociale disa foto të vogëlushes, por së fundmi ajo ka realizuar setin e parë fotografik. Çifti i njohur kanë vendosur që të ruajnë këtë kujtim të bukur nga ditët e para të jetës së Anës, e cila ka pozuar si një modele e vërtetë. Ata kanë zgjedhur që setin dhe videon ta realizojnë në kompaninë e mikeshës së tyre, Rezarta Shkurtës. Në foton që Ariana ka publikuar në ‘Instagram’ vogëlushja shihet duke fjetur me një kurorë në kokë brenda një veze të çarë dhe në një ambient të dekoruar në ngjyrë floriri.

Përkrah fotos së ëmbël të vajzës Ariana ka shkruar: “E shtrenjta jonë e vogël pozoi si një modele e vërtetë në duart e Rezarta Shkurta”. Kujtojmë se vogëlushja Ana erdhi në jetë 6 vite pas lindjes së vajzës tjetër të Arianës dhe Ermalit.

Share With:
Translate »
462 Views