3 muaj pas lindjes në formë perfekte, por Cardi B ka një problem si të gjitha gratë

3 muaj më parë, Cardi B solli në jetë vajzën e saj, Kulture. Pavarësisht se kanë kaluar vetëm pak muaj, reperja ka arritur të rikthejë sërish linjat e saj trupore pas lindjes. Megjithatë ajo ka zbuluar se ka ende disa gjëra për të cilat duhet të punojë. “Vajza si e hiqni këtë vijën e zezë në stomak pas lindjes?”, – shkruajti Cardi përkrah fotos ku shfaqej me barkun e tonifikuar.

Sipas ‘Shoqatës Amerikane të shtatzënisë’ kjo quhet vija e shtatzënisë dhe zakonisht shkaktohet nga ndryshimi i hormoneve ose imbalanca hormonale. Ky “problem” është i zakonshëm dhe zhduket pak kohë pas lindjes së fëmijës. Pasi solli në jetë vajzën e saj, Cardi B është treguar gjithmonë e sinqertë se sa shumë ka ndryshuar trupi i saj dhe sa i vështirë ka qenë procesi i lindjes.

Share With:
Translate »
610 Views