4 grupet e njerëzve që e kanë ndaluar ngrënien e shegës; Rastet kur fruti i jetëgjatësisë mund të rrezikojë shëndetin

Thuhet e besohet se shega është fruti i jetëgjatësisë, i pasur me aq enzima, minerale, vitamina e lëndë ushyqese sa kuron e parandalon shumë probleme shëndetësore. Për shegën janë kryer shumë studime dhe përfitimet janë të vërtetuar shkencërisht, por duket se për disa njerëz, thjesht nuk është fruti më i mirë për t’u ngrënë.

Tension i ulët i gjakut
Konsumimi i lëngut të shegës mund të ulë pak tensionin e gjakut. Por nëse tensioni juaj është në vlera të ulëta, rreziku rritet edhe më shumë nëse konsumoni apo pini lëng shege bio. Nëse vuani nga tensioni i lartë, atëherë po është një kurë
Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë foshnjën me gji: Lëngu i shegës është NDOSHTA I SIGURT për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji. Megjithatë, nuk ka informacione të besueshme rreth sigurisë së përdorimit të formave të tjera të shegës, si ekstrakti i saj.
Alergji ndaj bimëve. Njerëzit që kanë alergji ndaj bimëve mund të kenë alergji edhe ndaj shegës.
Ndërhyrje kirurgjikale
Mjekët ndalojnë konsumin e shegëve të paktën 2 javë para një ndërhyrje kirurgjikale të planifikuar! Arsyeja: Shega mund të ndikojë në vlerat e tensionit të gjakut. Enzimat aktive në këtë frut mund të ndërhyjnë tek kontrolli i tensionit të gjakut gjatë dhe pas operacionit.

Ekstraktet e frutit apo suplementet e frutit, luleve apo pemës së shegës nuk rekomandohen nga mjekët, pasi e mira është të konsumohet fruti i freskët në sezon! Në rast se nuk i përkisni asnjë prej grupe të mësipërme mund të përfitoni maksimalisht nga shega duke e konsumuar çdo ditë apo duke e shtrydhur si lëng. Shënim:  Kokrrat rekomandohen të pastrohen nga lëkura e bardhë, pasi kjo e fundit mund të shkaktojë probleme me traktin tretës.

Share With:
Translate »
657 Views