4 mënyra për të rritur fëmijë të dashur

Rritja e fëmijëve është stresuese dhe frikësuese për shumicën e prindërve të cilët pyesin gjithmonë vetën “A jam duke e edukuar drejt fëmijën tim?”. Kjo është një pyetje që i mundon të gjithë prindërit, prandaj shpesh dhe psikologët u vijnë në ndihmë duke i këshilluar lidhur me rritjen e tyre.

Ja disa mënyra si të rrisni fëmijë të dashur dhe të dhembshur.

1-Filloni duke praktikuar ndjenjën e durimit në shtëpi.

Ju jeni e mbytur nga 1000 detyra që duhet të kryeni, por filloni vendosni prioritete dhe ruani qetësinë. Familja dhe miqtë janë kryesorët dhe më pas puna dhe gjërat e tjera. Mos reagoni me nerva apo duke u bërtitur fëmijë nëse ju kërkojnë ndonjë gjë kur ju jeni të zënë me punë. Duhet të tregoni durim dhe tolerim të madh në mënyrë që ta përcillni këtë edhe tek fëmijët.

2-Vendosini fëmijët në situata që duhet të mendojnë për të tjerët fillimisht.

Detyrojini fëmijët të bëjnë punë vullnetare apo të ndihmojnë miqtë e tyre në raste të ndryshme. Kjo do i vlejë fëmijës të zbulojë mirësinë dhe dashurinë për miqtë e tij dhe ndihmesën e tyre kur është e nevojshme.

3-Mos i shpërbleni fëmijët pse ndihmuan të tjerët.

Fëmija duhet të kuptojë se ndihmesa e të tjerëve duhet për të treguar dashurinë dhe pjesën njerëzore, jo sepse mund të marrësh diçka në shkëmbim.

4-Ndihmojni fëmijët të flasin lidhur me ndjenjat e tyre në çdo rast.

Në këtë mënyrë fëmija do të mësojë të hap zemrën dhe mendjen e tij, të mësojë të dialogojë dhe të mos ndjej turp apo frikë për të folur lidhur me atë që e shqetëson.

Share With:



72 Views