4-vjeçarja në luftë me jetën pasi konsumoi ujë pishine

Një 4-vjeçare nga Florida po lufton me jetën pasi aksidentalisht gëlltiti ujë pishine. Elianna Grace u shtrua në spital të mërkurën e kaluar, 4 ditë pasi teksa po luante në pishinën e gjyshërve konsumoi ujë pishine.

Fillimisht ajo nuk shfaqi probleme dhe filloi të luante me fëmijët e tjerë si zakonisht. Nëna  e saj tregon se edhe ditën tjetër vajza ishte mirë, ndërsa të hënën filloi t’i rritej temperatura.

“Fëmijët preken nga temperatura, është normale. Nuk e mendova gjatë. Të martën fjeti pjesën më të madhe të ditës, megjithatë dukej mirë. E dërgova në shkollë të mërkurën, kur më telefonuan se kishte sërish temperaturë”, shkruan ajo në Facebook.

Lacey tregon se e çuan vajzën menjëherë në urgjencë, pasi i ishin shtuar rrahjet  e zemrës, ndërkohë që kishte probleme me frymëmarrjen dhe ishte mavijosur e gjitha në lëkurë. Pasi i kryen të gjitha analizat, rezultoi që vajza ishte prekur nga një infeksion i shkaktuar nga substancat kimike të pishinës.

Dy orë më vonë ajo u transferua në një spital më të madh, ku u diagnostikua me pneumoni të frymëmarrjes. Tani ajo mbahet me oksigjen me tuba.

“Mjekët janë përpjekur që t’i heqin tubat dhe ta lënë të marrë frymë vetë, por menjëherë kanë rënë nivelet e oksigjenit. Tani po merr dozën e dytë të antibiotikëve dhe nuk kemi vërejtur asnjë përmirësim. Vazhdon të ketë temperaturë të lartë”, thotë Lacey.

Share With:



108 Views