41-vjeçari nga Librazhdi rreh të ëmën, ndalohet nga policia

Policia ka arrestuar një 41-vjeçar në Librazhd, pasi ka rrahur nënën e tij, ndërsa ka kërcënuar me thikë edhe vëllain.

Sipas bluve pas marrjes së njoftimit se një shtetas në gjendje të dehur ushtronte dhunë fizike ndaj nënës dhe kërcënonte me thikë vëllain se do ta vriste, blutë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë duke bërë të mundur neutralizimin e personit si dhe sekuestrimin e armës së ftohtë thikë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin V.M., për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Share With:
Translate »
336 Views