Shikoni ku po i kalon Adelina Tahiri ditët e fundit të shtatzënisë

Teksa e ndan fare pak kohë nga dita kur do të ketë në krahë ëngjëllin e saj, këngëtarja e njohur ka preferuar që t’i kalojë në mënyrën më relaksuese të mundshme këto ditë të fundit të pritjes së ëmbël.

Kështu, Adelina Tahiri ka zgjedhur që të shijojë pushime në bregdet, sidomos në këto ditë me vapë përvëluese. Ajo ka postuar në instastory disa foto nga resorti se ku është duke u relaksuar, pa dashur të japë më shumë detaje të vendit se ku po qëndron.

Nuk e dimë nëse këngëtarja shoqërohet nga bashkëshorti apo familjarë të tjerë, ama një gjë është e sigurt: Adelina po i shijon maksimalisht këto ditë plazhi përpara se biri i saj të vijë në jetë.

Dhe nuk mund të ndodh ndryshe!

Share With:
Translate »
963 Views