5 avantazhet dhe rreziqet e vendimit për t’u bërë nënë pas moshës 40-vjeç

Të paturit fëmijë në moshë madhore është bërë diçka e zakonshme këto kohë. Arsyet për këtë zgjedhje, janë të shumta si përshembull karriera, dëshira për të shijuar jetën apo edhe mungesa e përgatitjes dhe përgjegjësisë. Megjithatë gjëja më e rëndësishme është që zgjedhjet për jetën tuaj i vendosni ju. Nëse ju vendosni të jeni nënë mbas të 40-ave atëherë duhet të dini avantazhet dhe rreziqet e këtij vendimi. Ne jua sjellim ato më poshtë sipas ‘Bright Side’:

Avantazhet

1-Jetëgjatësia juaj rritet. Nënat që lindin në moshë të madhe kanë shansin për të pasur një jetë më të gjatë.

2-Keni memorie verbale më të mirë. Kjo ndodh për shkak se hormonet ndikojnë në trurin tuaj si estrogjeni dhe progesteroni, të cilët janë përgjegjës për funksionimin e trurit.

3-Jeni më të mençur dhe me më shumë eksperiencë. Gratë e kësaj moshe janë të duruara ndaj fëmijëve. Ato janë më të përgatitura.

4-Financat tuaja janë të stabilizuara. Në këtë moshë gratë kanë një punë stabël dhe fitimet që ato kanë e ndihmojnë për të rritur një fëmijë.

5-Keni pasur kohë mjaftueshëm për çdo gjë. Periudha e të shijuarit të jetës ka kaluar dhe tashmë familja është ajo që ju kërkoni.

Rreziqet

1-Gratë e kësaj moshe kanë një mundësi shumë të vogël për të mbetur shtatzënë, pasi numri i vezëve të femrës bie.

2-Jeni të rrezikuar për të abortuar. Në këtë moshë ndodh shpesh të humbni fëmijën gjatë shtatzënisë.

3-Rrezikoheni të prekeni nga osteoporoza, e cila është sëmundja e kockave. Kockat dobësohen dhe bëhen lehtësisht të thyeshme.

4-Rrezikoheni të lindni para kohe dhe kjo ndodh për shkak të moshës së madhe që nëna ka.

5-Mund të prekeni nga diabeti. Ky lloj diabeti që ndodh gjatë shtatzënisë ka të bëjë me sasinë e pakët të insulinës në trupin tuaj. Është e rëndësishme t’i nënshtroheni disa testeve për ta parandaluar këtë.

Share With:



40 Views