5 faktet që duhet t’i dimë për vaksinat

Vaksina është një produkt i përbërë nga një sasi shumë e vogël mikoorganizmash. Ajo është e projektuar që të stimulojë sistemin tonë imunitar në prodhimin e kundërtrupave.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) janë 5 fakte që duhet të dimë për vaksinat.

  1. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Çdo vaksinë e licensuar është e testuar para përdorimit, e rivlerësuar rregullisht dhe e monitoruar për efektet anësore.
  2. Vaksinat parandalojnë sëmundjet vdekjeprurëse. Vaksinat mbrojnë fëmijët nga sëmundje si: difteria, fruthi, shytat, poliomeliti etj.
  3. Vaksinat përmirësojnë imunitetin. Ai përgjigjet ndaj vaksinave me më pak risk se sa ndaj infeksioneve natyrore.
  4. Vaksinat janë të sigurta dhe sjellin benefite. Kryerja e disa vaksinave në të njëjtën kohë nuk sjell efekte negative në sistemin imunitar të fëmijëve.
  5. Nëse ndalon vaksinimin sëmundjet do të rikthehen. Edhe me një higjienë të lartë dhe akses në ujë të pastër infeksionet vazhdojnë të përhapen. Kur njerëzit nuk janë të vaksinuar sëmundjet infektive të pazakonta rishfaqen me shpejtësi.

Share With:
Translate »
848 Views