5 muaj pas lindjes së djalit, Meghan i rikthehet punës

Dukesha e Sussex pas shumë problemesh mediatike dhe familjare i është kthyer zyrtarisht punës përsëri.
Vetëm pesë muaj pas lindjes së Archie-t, Meghan u pa në rrugët e Londrës këtë mëngjes për promovimin e eventit të bamirësisë të koleksionit të rrobave. Ky event bamirësie do t’ju vijë në ndihmë të gjithë femrave që të gjejnë rroba të përshtatshme për intervistë pune dhe quhet iCollectClothes.
Dukesha ka patur një periudhë të vështirë pas lindjes së djalit për shkak të presionit negativ të medias dhe është vënë vazhdimisht përballë situatave të vështria.
Ajo organizon shpesh evente për bamirësi, dhe gëzon simpatinë e publikut pavarësisht artikujve të shumtë mediatikë.

Share With:
Translate »
417 Views