5 nga viktimat e tërmetit ishin familjarë të Evi Reçit, këngëtarja përlot me dedikimin

Mes viktimave të tërmetit të tmerrshëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, ishin edhe kushërinjtë e këngëtares së njohur Evi Reçit. Kryefamiljari Edmond Reçi u shua së bashku me bashkëshorten Dolorën, vajzën Kristin dhe djalin Klausin.

Këngëtarja e kishte xhaxha Edmondin dhe me siguri këto janë momente të vështira për Evin. Ajo përmes një statusi në Instagram ka shkruar se është e vështirë të pranojë humbjen e tyre.

“Të pranosh të papranueshmen. Më ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e çuditshme! Në momente të veshtira dhe të dhimbshme, të rikthehen në mendje kujtimet më të bukura. Ashtu m’u kujtua dhe Kristi im, që kërcenim dhe këndonim bashkë, ashtu dhe Klausi që qante që s’e merrnim me vete se ishte i vogli e ne të “medhenjt”, ashtu dhe axha Edi që humori verior ishte në çdo fjalën e tij, ashtu dhe Dolora që dedikoi jetën për familjen e saj.
Po ashtu më rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e fëmijërisë, dilnim, bënim thashetheme, ndanim sekretet. Siç ishte në fillim dhe ‘sekreti’ për dashurinë tënde, për Dorin që më pas të pikturoi jetën me portretin e Esielës së vogël që t’u bë motivi i jetës. Ishit të gjithë bashkë.
Një pse e madhe, një boshllëk i madh, nga një tërmet i madh. Zemrën e kam plagë! Një faleminderit për të gjithë ju që më keni shkruar dhe më keni qëndruar afër çdo moment me dashurinë dhe dashamirësinë tuaj. Zoti ju bekoftë”,-shkruan Evi.

View this post on Instagram

Te pranosh te papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e cuditshme! Ne momente te veshtira dhe te dhimbshme, te rikthehen ne mendje kujtimet me te bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, qe kercenim dhe kendonim bashke, ashtu dhe Klausi qe qante qe se merrnim me vete se ishte i vogli e ne te “medhenjt”, ashtu dhe Axha Edi qe humori verior ishte ne cdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora qe dedikoi jeten per familjen e saj. Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e femijerise… dilnim, benim thashetheme, ndanim sekretet. Sic ishte ne fillim dhe ‘sekreti’ per dashurine tende, per Dorin qe me pas te pikturoi jeten me portretin e Esieles e vogel qe tu be motivi i jetes. Ishit te gjithe bashke. Nje pse e madhe, nje boshllek i madh, nga nje termet i madh. Zemren e kam plage! Nje faleminderit per te gjithe ju qe me keni shkruar dhe me keni qendruar afer cdo moment me dashurine dhe dashamiresine tuaj. Zoti ju bekofte ??

A post shared by EVI RECI (@evireci) on

Share With:
Translate »
1765 Views