5 përfitimet shëndetësore që vërtetojnë shprehjen “Një mollë në ditë e mban mjekun larg”

1. Lufton kancerin

Studiuesit e (American Association for Cancer Research) Shoqatës Amerikane për Kërkime të Kancerit, pajtohen që ngrënia e mollëve të pasura me flavonol mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për zhvillimin e kancerit të pankreasit deri në 23%. Shkencëtarët në Universitetin Cornell, kanë identifikuar disa komponime, duke përfshirë triterpenoide të pranishme në lëkurën e mollës, që kanë aktivitet të fuqishme kundër rritjes së qelizave kancerogjene në gji, zorrë të trashë dhe mëlçi. Gjithashtu, Instituti Kombëtar i Kancerit në Sh.B.A rekomandon një dietë të pasur me fibra në mënyrë që të ulet rreziku i kancerit kolorektal. Fibrat dietike të gjendura me shumicë tek mollët janë gjithashtu të tretshme e kjo do të thotë se këto të fundit mund të thithin kolesterolin e keq në trupin tuaj.

2. Kocka të shëndetshme

Kjo ndoshta nuk është e njohur për shumicën e njerëzve, por molla përmban kalcium. Gjithashtu, ky frut përmban një lëndë ushqyese të rrallë të quajtur phloridzin. Hulumtimet që janë bërë kanë treguar se phloridzin mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve të kockave të shfaqura tek gratë pas menopauzës. Gjithashtu, molla përmban bor, i cili luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të kockave tuaja.

3. Zemër e shëndetshme

Mollët mund të ndihmojnë në parandalimin e formimit të pllakëzave në arteriet tuaja,një nga shkaqet e zakonshme të sëmundjeve kardiovaskulare. Kjo është për shkak të komponimit fenolik gjendur në lëkurën e mollës. Sipas Best Health, molla parandalon kolesterolin të futet në sistemin e qarkullimit të gjakut e të mbivendoset në arterie.

4. Mbrojtje kundër sëmundjes së Parkinsonit

Hulumtime të shumta klinike kanë treguar se individët që konsumojnë fruta dhe ushqime të pasura me fibra, kanë një rrezik më të ulët për t’u prekur nga sëmundja e Parkinson, një gjendje e karakterizuar nga  dëmtimi i qelizave nervore që prodhojnë dopaminë. Shkencëtarët e kanë lidhur këtë me vetinë kuruese kundër radikalëve të lira.

5. Humbja e peshës

Molla është një frut shumë i mirë gjithashtu për t’u përfshirë në regjim, kur qëllimi juaj është të bini nga pesha.  Ngrënia e mollëve në mëngjes ju bën të ndiheni më të ngopur nëse do të konsumoni ndonjë frut tjetër.

Share With:
Translate »
385 Views