5 ushqime për të cilat të gjitha shtatzënat kanë nevojë

Kur mbetetni shtatzënë duhet të përkujdeseni që të merrni vitaminat e duhura në sasi të duhur, në mënyrë që ju dhe fëmija të ndjeheni mirë dhe të jeni të shëndetshëm.

E megjithëse dieta juaj dhe regjimi i të ushqyerit ndryshon mjaftueshëm, këto janë ushqimet esenciale që nuk duhet të mungojnë asnjëherë në recetat tuaja ditore.

Ushqime këto të pasura me kalium, hekur e vitamina më të nevojshmet për ju, këto janë pesë ushqimet ndër kryesoret:

Lëng portokalli
Jo vetëm që ky lëng ka përmbajtje të lartë të vitaminës C dhe acidit folik, por është gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, i cili ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut, që është një rrezik gjatë shtatzanisë.

Kosi
Kosi është një burim i mirë i proteinave. Gjithashtu kosi ka më shumë kalcium se qumështi dhe gjithashu përmban proteina që zvogëlojnë rrezikun e infeksioneve që janë të zakonshme gjatë kësaj periudhe.

Brokoli
Brokoli është një burim i mirë i kalciumit. Gjithashtu ka në përmbajtje të tij vitaminë C, folate dhe vitaminë B6.

Thjerrëzat
Ashtu si fasulet, thjerrëzat janë një burim i folatit. Janë të pasura me hekur dhe proteina. Gjithashtu nuk ju mungojnë fibrat, të cilat ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut dhe hemorroideve.

Fiq
Fiqtë janë të pasur me fibra. Të freskët ose të thatë janë tipike të kësaj stine. Në përmbajtje të tyre ka kalium i cili gjendet më shumë se tek bananet.

Share With:
Translate »
805 Views