5 ushqime që favorizojnë lindjen natyrale

Të dashura mama që jeni në fund të udhëtimit 9-mujor dhe së shpejti do të mbani në krahë të voglin tuaj, sot kemi një artikull për ju.

Me kalimin e mujave, ankthi fillon të ndihet, kurioziteti rritet dhe të themi të vërtetën, edhe lodhja. Edhe në këto raste ushqyerja mund të jetë një ndihmë e madhe për të favorizuar lindjen, në mënyrë absolutisht natyrale. Ja 5 ushqime, të cilat nëse i merrni rregullisht stimulojnë lindjen natyrale:

Ananasi

Ananasi është një frut që përmban bromelinë, një substancë që ndihmon në zbutjen e qafës së mitrës, pasi rrit prodhimin e prostaglandinave. Mund ta hani këtë frut siç është, të pini lëngun e tij ose të përgatisni smoothie me ananas.

Jamballi

Në rastin e jamballit, është efekti i estrogjenit që stimulon lindjen natyrale. Mund ta merrni në mënyrë natyrale, ai përmban pak sheqer, ose në formën e suplementeve. Por kujdes nëse keni probleme me tensionin pasi jamballi mund të ketë efekte anësore nëse vuani nga tensioni i lartë.

Hudhra

Hudhra, nëse merret në sasi të caktuara, mund të stimulojë zorrët dhe në mënyrë indirekte uterusin për të nisur lindjen. Mund ta konsumoni në doza të përshtatshme, në përgatitjen e vaktit kryesor çdo ditë.

Fibrat

E dimë mirë që duke marrë ushqime të pasura me fibra, shmangim kapsllëkun dhe indirekt mitrën për t’u përgatitur për lindjen e bebes. Ushqyerja me fruta dhe perime javët e fundit të shtatzënsië, sidomos me kumbullat e thata, mund të jetë e shëndetshme.

Shafrani i Indisë

Shafrani i Indisë është një erëz shumë e lashtë që përdoret në kulturën idniane dhe në këto popullata është vëretjur një shkallë e ulët e induksioneve farmaceutike gjatë lindjes. Po kryhen studime për të verifikuar vlefshmërinë e efektit të tij. Në çdo rast, mund ta përdorni për t’i dhënë më shumë shije pjatave tuaja, gjithmonë në doza të kontrolluara.

Vazhdoni të mbani një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar për t’i dhënë të voglit tuaj të gjithë përbërësit ushqimorë që i nevojiten, duke u dhënë përparësi javëve të fundit këtyre ushqimeve që kanë një efekt të mirë në organizëm dhe stimulojnë mitrën të nisë lindjen.

Share With:



89 Views