58% e fëmijëve dhunohen fizikisht

Dhuna ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve vazhdon të jetë në nivele shqetësues në shoqërinë shqiptare. Raporti i fundit i “Save the Children” ka nxjerr në pah se 58% e tyre dhunohen, ndërsa ndihen të mbingarkuar dhe stresuar nga shkolla.
“58 përqind e fëmijëve kanë parë fëmijë që të dhunohen fizikisht, ndërsa 34 përqind e tyre kanë qenë viktimë e bullizmit. 85 përqind e fëmijëve ndihen të stresuar nga rezultatet në shkollë dhe 73 përqind e tyre raportojnë se ndihen të stresuar nga detyrat në shkollë. Ndërsa 10 përqind e fëmijëve nuk ndihen të sigurt në shkollë.”

Share With:



163 Views