6 fakte të çuditshme, por të vërteta rreth shtatzënisë për të cilat nuk ju flet as doktori

Çfarë dimë për shtatzëninë? Të vjella, marrje mendsh, neps për ushqime të çuditshme, dhimbje shpine dhe shumë simptoma të tjera që një vajzë shtatzënë i kupton më së miri. Gjithsesi këto gjëra dihen si nga fëmijët, por edhe nga të rriturit. Ajo çfarë duam t’ju tregojmë janë disa fakte të reja rreth shtatzënisë, që mbase nuk i dini dhe as gjinekologu juaj nuk ua ka thënë. A jeni gati për t’i lexuar?

-Të mbash një foshnje në bark për një vit nuk është një mit. Një shtatzëni normale zgjat zakonisht 266 ditë, ose 38 javë. Gjithsesi, në realitet ky numër mund të jetë më i vogël ose më i madh. Për shembull, një vajzë ka përjetuar një shtatzëni prej 375 ditësh. Fetusi i saj rritej më ngadalë se zakonisht dhe prandaj shtatzënia e saj zgjati më shumë se një vit, por ajo lindi një vajzë të shëndetshme.

-Një mitër rritet rreth 500 herë më shumë gjatë shtatzënisë, por 2 muaj pas lindjes kthehet në madhësinë normale. Mitra para shtatzënisë është në madhësinë e një pjeshke, ndërsa në fund të shtatzënisë ajo arrin madhësinë e një shalqiri.

-Një grua prodhon më shumë estrogjene gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë sesa gjatë 3 viteve të jetës, kur ajo nuk është shtatzënë.

-Gjatë shtatzënisë, jo vetëm beli dhe gjoksi i një gruaje rriten në madhësi. Edhe numri i këmbës së tyre rritet.

-Bebet mund të qajnë në barkun e nënës, edhe para se të lindin. Ata e zhvillojnë këtë aftësi në tremujorin e tretë dhe zakonisht është një zhurmë e ulët që ndihet edhe nga nëna.

-Një “shoqërues” i shpeshtë i grave shtatzëna është pigmentimi. 90% e nënave ndeshen me këtë problem. Mund të shfaqen pika të veçanta në fytyrat e tyre, veçanërisht në zonat e ballit, hundës, mjekrës dhe syve. Ngjyra e këtij pigmentimi varet nga ngjyra e lëkurës fillestare të nënës.

-Forma e gishtërinjëve të bebeve formohen mesatarisht mes javës së 10 dhe 19. Kur ata formohen, nuk ndryshojnë deri në fund të jetës së një personi.

Share With:
Translate »
872 Views