6-vjeçarja më e bukur në botë, modelja që duhet ta ndiqni patjetër në Instagram

Është konsideruar si modelja më e bukur në botë për moshën e saj. Anna Knyazeva, pak javë më parë ka festuar 6-vjetorin e lindjes së bashku me fansat e saj në Instagram që janë me mijëra. Vogëlushja ruse, që pas krijimit të profilit të saj, ka regjistruar më shumë se 380 mijë ndjekës – një numër aspak i vogël konsideruar me personazhe të tjerë të famshëm. Së bashku edhe me modelen tjetër ruse, Zhenya Kotova, Anna ka qenë pjesë e fushatave të modelingut në një moshë mjaft të vogël. Por Anna i ka bërë për vete të gjithë me tiparet e kukullës, sytë blu të thellë dhe flokët e drejtë e me balluke.

Dhe nëse ndiqni modele në Instagram, duhet të filloni që tani ta ndiqni edhe Annën. Arsyet janë të qarta:

Është një kukull e bukur

Natyrisht, arsyeja e parë dhe mbi të gjitha është se Anna është një fëmijë shumë i bukur dhe me tipare të jashtëzakonshme. Sapo sheh një foto të postuar nga ajo, dita nis ndryshe. Të gjithë fansat që e ndjekin shkruajnë nëpër komente se një foto me një fytyrë kaq engjëllore i bën ta nisin ditën me energji.

Është njëlloj si të gjitha modelet

Të gjitha profilet e modeleve, blogereve apo ikonave të modës që ndiqni në Instagram nuk kanë asgjë më shumë se Anna. Fashion edhe ajo, me stil edhe ajo, me marka edhe ajo, me ngjyra dhe e bukur… shumë. Anna pozon njëlloj si një modele e vërtetë dhe e rritur. Tashmë, ajo është mësuar me aparatin dhe publicitetin që të falin mediat sociale.

Është e famshme

Emri i 6-vjeçares është shkruar në pothuaj çdo medie ndërkombëtare. Puna si modele për kompani të ndryshme fëmijësh ka nisur për të qysh në moshë fare të vogël. Ana ka punuar në fushata të ndryshme për kompani si Amoreco and KISABIANO. Sot, ajo përfaqësohet nga ‘President Kids Management’ dhe është ndër të paktët fëmijë në Rusi që vijon të firmosë kontrata për kompanitë që tregtojnë produkte për fëmijë. Kjo do të thotë që në të ardhmen do të jetë pjesë e botës së modelingut dhe e sfilatave të njohura ndërkombëtare.  

 

Ka mijëra ndjekës në Instagram

Anna e ka hapur profilin e saj në vitin 2015 dhe për një periudhë 2-vjeçare ka fituar një numër të konsiderueshëm fansash, aspak i zakonshëm për të gjithë. Ajo sot numëron më shumë se 385 mijë ndjekës dhe të gjithë i ushqen me fotot e saj përrallore.

Ka një familje të adhuruar

Anna ka edhe një vëlla. Për faqen e saj të Instagramit kujdeset e ëma, e cila nuk ka shpëtuar edhe nga sulmet e rrjeteve sociale. Një pjesë e mirë e ndjekësve mendojnë se për një fëmijë, fama në një moshë kaq të re nuk është aspak gjë e mirë, por e ëma e Annës u është përgjigjur se gjithçka e bën edhe me dëshirën e vogëlushes, megjithëse është akoma e vogël. Ajo mendon se edhe kur të rritet, Anna do të dojë po njëlloj për të qenë e njohur. Për më tepër, e gjithë familja, por edhe kompanitë me të cilat ajo bashkëpunon, janë të kujdesshëm për fëmijërinë e vogëlushes.

Share With:



1339 Views