6 zërat e Finales së Madhe të ‘The Voice Kids’!

Mes emocionesh përfundon mbrëmja Gjysmëfinale e edicionit të dytë të ‘The Voice Kids’.

Gjashtë artistët të cilët siguruan biletën për mbrëmjen finale të ‘The Voice of Albania’ janë Sindi-Frensi nga Skuadra Gjoka, Rita-Klea nga Skuadra Eneda dhe Ana-Denisi nga Skuadra Miriam.

Publiku votoi dhe vendosi se artistët të cilët meritojnë të jenë pjesë e finales janë artistët e sipërpërmendur, duke larguar gjashtë konkurrentët e tjerë, përkatësisht nga dy për secilën skuadër.

Tani mbetet të shohim se cili nga artistët ende në garë do të kurorëzohet fituesi i kupës së artë të ‘The Voice Kids’. Për ta zbuluar duhet të presim takimin e radhës, javën e ardhshme, në orën 21:00 në Top Channel.

Share With:



283 Views