7-fishohet numri i meshkujve të trajtuar për infertilitet

Numri i meshkujve të cilët janë trajtuar për infertilitet është 7-fishuar në 15 vitet e fundit, pasi cilësia e spermës ka filluar të bie, tregon një studim i ri.

“Ky është një shqetësim shëndetësor publik”, thotë dr. Ashley Tiegs, drejtuesja e këtij studimi, që pritet të prezantohet sot nga Shoqata Amerikane për Mjekësinë Riprodhuese në Denver.

Ekipi i saj analizoi mostra të marra nga qendrat e fertilitetit në SHBA dhe Spanjë mes viteve 2002 – 2017.

Shkencëtarët zbuluan se nuk ishte rritur vetëm numri i meshkujve (nga 8 mijë në 60 mijë) që kanë kërkuar trajtim mjekësor gjatë kësaj periudhe, por që ka rënë edhe cilësia e spermës.

Sipas tyre, mosha mesatare e meshkujve që kërkojnë trajtim mjekësor për fertilitetin është 36 vjeç.

Numri i meshkujve me cilësi të spermës nën-mesatare ka rënë që nga viti 2002. Kjo rënie drastike ka ardhur si pasojë e faktorëve mjedisorë, si ndotja e ajrit, duhanpirja, obeziteti etj.

Share With:



101 Views