7 gjërat që nuk duhet t’ia thuash kurrë fëmijës tënd

Të jesh prind, përveç kënaqësisë që të jep statusi i ri, kërkon edhe shumë përgjegjësi, sidomos kur duhet të zgjedhësh fjalët. Shprehjet jo të duhura pa dashje mund të ndryshojnë pikëpamjen e një fëmije për botën ose t’i bëjnë ata të zhvillojnë një moral të dobët. Bright Side mësoi rreth këtyre shtatë frazave që nuk kurrë t’ja thuash fëmijës tënd sepse ndikojnë në zhvillimin mendor të tyre.

Ti duhet të dëgjosh të rriturit

Duke dëgjuar këtë gjë, fëmija mendon: “Të gjithë të rriturit janë të zgjuar dhe të mirë. Më duhet të bëjë siç thonë ata. Kjo frazë është e rrezikshme sepse fëmija fillon të besojë tek të gjithë të rriturit, përfshirë edhe të huajt dhe nuk pret ndonjë gjë të keqe prej tyre.  Fraza e saktë: “Duhet të dëgjosh prindërit”! Kjo ndihmon fëmijën të zhvillojë një mendim kritik dhe një mosbesim të shëndoshë ndaj të huajve.

Pusho, mos qaj më

Duke e dëgjuar këtë, fëmija mendon: “Është gjë e keqe të tregosh emocionet. Do të qaj kur të jem vetëm.  Ai/ajo mund të rritet i heshtur dhe i tërhequr. Emocionet latente së shpejti ose më vonë do të shfaqen në agresion ose në lot. Fraza e saktë: “Më trego çfarë të shqetëson”? “Pse po qan?” Nëse fëmija rrëzohet, thuaji: “A po qan sepse po të dhemb apo sepse je e frikësuar?” Kjo do të provokojë një bisedë që do të ndihmojë fëmijën të identifikojë emocionet e veta.

Mos ji lakmitarë

Duke e dëgjuar këtë, fëmija mendon: “Unë duhet të ndaj çdo gjë. Nuk ka asgjë që është e imja. Me kalimin e kohës, këto mendime do të zhvillohen në sjellje sakrifikuese. Ai nuk do të mbrojë vlerat dhe zotërimet e tij, duke menduar se ai nuk është i denjë për to. Fjala e saktë: “A do ta lemë këtë djalë të luajë me ne, me lodrën tonë”? Ndoshta, dëshiron të shkëmbesh lodra për një kohë me të? Jepini fëmijës suaj një mundësi për të menaxhuar vetë gjërat e veta. Nëse ai është kundër ndarjes, atëherë mos këmbëngulni.

Kush ta mësoi këtë?

Duke e dëgjuar këtë, fëmija mendon: “Prindërit e mi nuk e dinë se me kë shoqërohem unë”? Një fëmijë i tillë do të mendojë se ai mund të mebetet pa u ndëshkura, duke e shtyrë inatin tek të tjerët. Duke e dëgjuar këtë, fëmija mendon: «Prindërit e mi nuk e dinë se unë kam dalë me këtë.» Një fëmijë i tillë do të mendojë se ai mund të mbetet pa u ndëshkuar, duke e shtyrë fajin te të tjerët. Fraza e saktë: “Pse e bëre këtë?” Kjo do t’ju ndihmojë të zbuloni nëse fëmija e ka bërë vetë ose me inkurajimin e dikujt tjetër. Jepuni atyre mundësinë të shpjegoni veprimet e tij/saj.

Shikoje këtë vajzë të bukur

Duke e dëgjuar këtë, fëmija mendon: “Unë jam më keq se të tjerët. Nuk ka kuptim të provosh asgjë. Nuk do të funksionojë. Duke e krahasuar atë me të tjerët ndikon negativisht vetëbesimin e fëmijës, duke e bërë atë të mendojë se kurrë nuk do të arrijë asgjë. Fraza e saktë: “Unë të dua. Ti mund ta bësh këtë gjithashtu. Tregoni aftësitë e fëmijës tuaj dhe tregoni se i besoni atij. Mos harroni, fëmija juaj është unik dhe ka talentet e tij.

Ne do flasim në shtëpi bashkë

Sapo e dëgjon këtë gjë, fëmija mendon: “Prindërit mund të më lëndojnë. Ata nuk më duan. Unë nuk dua të shkoj në shtëpi. Prindërit nuk janë më të dashur, por kërcënues dhe shtëpia bëhet një vend ku fëmija pret dënimin. Fraza e saktë: “Më lejo të të them se çfarë më ka mërzitur”. Duke dëgjuar pikëpamjen tuaj, fëmija do të mësojë t’i marrë parasysh ndjenjat tuaja kur të mendojë për veprimet e tij të ardhshme.

Je shumë i/e vogël për të menduar për këtë

Duke e dëgjuar këtë, fëmija mendon: “Unë dua t’a di. Unë do të pyes dikë tjetër”! Nëse fëmija juaj ju bën pyetje të pakëndshme, por nuk merr informacion, ai do ta marrë atë nga burime të tjera, shumë më pak kompetente. Fraza e saktë: “Unë nuk jam gati të përgjigjem tani. Kam nevojë për pak kohë. Mos e largoni fëmijën, nëse ai ju bën një pyetje, përpiquni t’i përgjigjeni kështu. Sepse në këtë mënyrë ju do të mbeteni autoritet në sytë e tij dhe nuk do ta humbni besimin e tij.

Share With:
Translate »
817 Views