7 përjetimet që vetëm personat të cilët kanë humbur prindërit mund t’i kuptojnë

Të humbasësh njërin nga prindërit, do të thotë të humbasësh një copëz nga vetja. Sado kohë të kalojë, ju vazhdimisht do të ndjeni dhimbje, sa herë që dikush apo një situatë t’ju kujtojë atë që keni humbur. Në këto momente ju do të kuptoni qëdo të bënit gjithçka për të kthyer kohën prapa.

Të humbasësish prindërit është një ndër përvojat më të vështira që na përball jeta. Pavarësisht nëse keni qenë fizikisht afër tyre ose jo, largimi i tyre nga jeta do të ndryshojë jetën tuaj në atë mënyrë të cilën mbase nuk e kishit kuptuar deri në ato momente. Kur ju të merrni “goditjen” e të kuptuarit të faktit se ata nuk do të jenë më kurrë pjesë e jetës tuaj, pikërisht në atë moment, mardhënia që keni patur me ta, merr një kuptim krejt tjetër. Duke kujtuar çdo sekond që keni kaluar, çdo copëz jete, nga diskutimet më të vogla e deri tek takimet dhe orët e shpenzuara me ta, do t’i ruani si të vetmet kujtime për t’i ndjerë ata sërish pranë vetes. Zbrazëtia që ata do të lënë në jetën tuaj që në sekondin që nuk marrin më frymë, do të jetë ajo lloj mungese e cila nuk do të plotësohet kurrë, nga askush tjetër, gjatë gjithë jetës tuaj.

Më poshtë ju sjellim  shtatë përjetimet e personave të cilët kanë humbur prindërit e tyre:

1.Fjalia: “Gjërat kurrë nuk do të jenë më njësoj” do të jetë shkatërruese për ju

Të pranoni se jeta juaj nuk do të jetë më si më parë pa praninë e prindërve tuaj është padyshim mëse e vështirë. Të humbasësh një person të cilin e njeh që në lindje, të ka rritur, të ka dhënë gjithçka, të bën të mendosh se ekzistenca juaj pa praninë e tyre është diçka anormale. Për të pranuar një fakt të tillë duhet realitivisht një kohë e gjatë dhe shumë përpjekje. Edhe pse jeni të vetëdijshëm se nuk bëni dot asgjë për të ndryshuar atë që ka ndodhur, ju vazhdimisht mendoni se nëse do të kishit bërë diçka ndryshe, ata do të ishin ende pranë jush.

  1. Ju ndiheni sikur një pjesë e juaja mungon

Edhe pse ndiheni në këtë mënyrë, humbja e prindërve nuk nënkupton të humbisni vetveten. Ju i keni njohur ata që në momentin e parë që keni hapur sytë, ata kanë qenë një burim mbështetjeje dhe ndihme për ju gjatë gjithë jetës.  Cdo veprim i tyre, ka qenë kontribut për t’ju bërë juve ata që jeni sot. Pa ndihmën dhe dashurinë e tyre, ju ndiheni si një balonë në ajër e pakontrrolluar.

  1. Ju do të kujtoni fatkeqësinë tuaj sa herë që dikush tjetër të flasë për prindërit e tij

Do të ndjeni një dhimbje “therëse” të papritur sa herë që të dëgjoni dikë të flaës për prindërit e tij. Pikërisht në atë moment, kujtimet e prindërve tuaj të ndjerë do të ndizen si një flakë në mendjen tuaj dhe pavarësisht kohës që ka kaluar, do të ndjeni sërish boshllëkun e madh që kanë lënë te ju dhe dhimbjen që nuk është shëruar ende. Teksa personi përballë jush do të flasë për familjen e tij, ju do të kujtoni me trishtim të gjitha rastet ku nuk ju jeni përgjigjur telefonatave të prindërve tuaj, të gjitha rastet kur i keni lënë pas dore apo kur keni vendosur një angazhim tjetër të jetës tuaj para tyre. Në këtë moment ju filloni të vlerësoni më tepër lidhjet me njerëzit e dashur dhe të kuptoni që në fund të ditës ata janë gjëja më e rëndësishme në jetën tuaj.

  1. Ju ndjeheni të humbur dhe të vetmuar pa ata, pasi kuptoni që askush tjetër nuk mund të zërë vendin e tyre

Pavarësisht angazhimeve dhe obligimeve tuaja gjatë ditës, çdo sekond i kaluar me prindërit tuaj do të jetë gjithmonë në mendjen tuaj. Pas humbjes së tyre, çdo detaj, duke nisur nga rrugët ku keni shkelur bashkë e deri tek çastet  kur kishit nevojë të flisnit me dikë e ata ishin gjithmonë aty për ju, do t’ju bëjnë të ndjeheni të humbur. Do të ndiheni të vetmuar pasi do kuptoni që vendin e tyre nuk e zë dot askush.

  1. Në momentet e arritjeve më të mëdha në jetë, do të ndjeni se diçka mungon pasi prindërit tuaj nuk janë aty për të festuar me ju

Nga fjala juaj e parë, e deri tek arritjet në shkollë, ata kanë qenë pranë jush në çdo ulje-ngritje tuajën. Pavarësisht çdo gjëjë ata kanë qenë mbështetja më e madhe duke brohoritur me sytë që iu shkëlqenin nga krenaria për çdo hap tuajin. Për çdo arritje që ju do të keni në jetë, kur ata të mos jenë pranë jush, do të mendoni se si do të ndiheshin nëse do t’iu shihnin. Ju do të imagjinoni gëzimin dhe përqafimin e ngrohtë të tyre.  Pa praninë e tyre,edhe festa më e madhe do t’iu duket e dështuar.

  1. Do të ruani në jetën tuaj zakonet e prindërve për të mbajtur gjallë kujtimet e tyre

Ju do të dëgjoni muzikën e preferuar të babit tuaj çdo mëngjes ose do të organizoni çdo vit darkën e “Ditës së Falenderimeve” pasi nëna juaj e bënte gjithmonë. Madje në këtë moment ju do të qeshni kur të kujtoni se si kur ishit të vegjël e ndihmonit pikërisht ju të përgatiste tryezën e darkës edhe pse ajo e dintë që ju do të shkatërronit gjithçka. Një ndjesi e cila do t’iu bllokojë frymëmmarjen do ta përjetoni sa herë që të kaloni në rrugët ku keni shëtitur me babain tuaj. Këto zakone të vogla në dukje, do t’iu bëjnë të zvogëloni sado pak dhimbjen tuaj.

  1. Do të “grumbulloni” çdo kujtim që ju ka mbetur

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, ju kurrë nuk do të mund ta ndryshoni situatën dhe gjithçka që ju mbetet janë kujtimet. Ju vazhdimisht do t’ju duket sikur po jetoni një tmerr mbytës sa herë që të ndjeni mall për zërin e tyre, aromën apo përqafimin e ngrohtë. Por pavarësisht gjithçkaje,pas ndjesisë shkatërruese, ju do të kuptoni që prindërit tuaj nuk do të donin t’ju shikonin kështu, ata do të donin që ju të ëcnit përpara dhe në këtë moment ju do të fillon të merrni frymë lirisht.

 

Janë disa humbje në jetë të cilat nuk kalohen, nuk harrohen, nuk zëvëndësohen… Ti thjesht “mësohesh” me dhimbjen e atyre plagëve

Share With:



60 Views