7 vite të martuar dhe prindër të dy fëmijëve, Ami dhe Ermali sikur kanë marrë hijen e njëri-tjetrit

Historia e tyre e dashurisë ka nisur në fillimet e karrierës, nëpër korridoret e ‘Top Channel’. Kimia mes tyre duket se është shumë e fortë, prandaj ata janë edhe një nga çiftet më të preferuara të publikut shqiptar. Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi kanë rreth 7 vite të martuar së bashku, megjithatë dashuria e tyre ka nisur shumë vite më parë dhe të gjithë janë të sigurt se nuk do të shterojë kurrë.

Tashmë pas kaq shumë vitesh, përveç dashurisë së njëri-tjetit Ami dhe Ermali i gëzohen edhe dy bekimeve më të mëdha në jetë, Joelit dhe Sias. Pavarësisht se të dy janë shumë të angazhuar në punë dhe me kujdesin ndaj fëmijëve, sigurisht që nuk mund të mos i dedikojnë disa momente vetëm njëri-tjetrit. Ditën e sotme Ami ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi pranë Ermalit dhe fytyra e të dyve shkëlqen nga lumturia. Por përveç kësaj nëse vërehen me kujdes duket se Ermali dhe Ami kanë filluar të marrin hijen e njëri-tjetrit.

Jo më kot ekziston dhe “miti” se sa më shumë të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dy partnerë aq më shumë ngjasojnë jo vetëm në karakter, por edhe në pamje. Me këtë fotografi Ami dhe Ermali sapo na e vërtetuan se kjo gjë është mëse e vërtetë!

Share With:
Translate »
1474 Views