7-vjeçari që peshon 100 kg, bën mrekullinë për skuadrën e tij

Vaka Tuitupou është vetëm shtatë vjeç dhe peshon 100kg – dhe me përmasat që ka është e vështirë të mos e vësh re në foton e ekipit të tij të regbisë. Ai është pjesë e ekipit Chester Hill dhe ka bërë bujë në lajme pasi skuadra e tij lehtësisht, falë përmasave dhe shkathtësisë së djalit, fitoi 26-6 – në ndeshjen që u zhvillua gjatë fundjavës kundër Berala Bears në Sidney. Djali trupmadh është nga Samoa dhe i ka mundur me shumë lehtësi kundërshtarët e tij, të cilët nuk patën asnjë shans që ta ndalinin atë për të shënuar pikë.

 

Share With:



299 Views