“Mezi po të pres”. Alfio bën tatuazhin e parë për bebin që s’ka lindur ende
Alfio vendosi që ndjesinë e pritjes së ëmbël të fëmijës së parë ta mbajë përgjithmonë në trup. Kështu që shtoi një tjetër tatuazh në trupin e tij, këtë herë në shpinë, poshtë qafës.
Një tullumbace me një zemër brenda dhe në fillin që e mban shkruhet: “Dad”.
“Janë disa momente të bukura në jetë kur zemra të del nga vendi. Këto çaste unë dua t`i mbaj në lëkurë. Mezi po të pres”, shkruan Alfio në foton e tatuazhit.