8 fakte të çuditshme rreth Krishtlindjeve

Krishtlindjet janë një festë e dashur për të gjithë. Gjatë gjithë këtyre viteve, kemi mësuar shumë gjëra të çuditshme rreth tyre. Dritare.net do ju tregojë 8 prej tyre, lexoni më poshtë!

1. 25 dhjetori ishte një festë pagane. Askush nuk e di se Jezusi i Nazaretit ka lindur dhe askush nuk e ka festuar ditëlindjen e tij për qindra vjet. 25 dhjetori u bashkohet riteve pagane të lidhura me solsticin e dimrit.

2. Historia e me lindjen e Jezusit, solli luftëra. Shekuj më parë, në epokën krishtere, kishte polemika nëse Jezusi ishte hyjnor që në lindje, apo jo. Kjo krijoi trazira politike e shoqërore, që shpesh shpërthyen në luftëra të mirëfillta.

3. Puthja e Krishtlindjeve e ka origjinën nga ritet e fertilitetit. Ajo tregon se çifti janë në një marrëdhënie seksuale të shëndetshme.

4. Babagjyshi u krijua në një reklamë gazete. Ndryshe nga legjendat e tjera, Babagjyshi u krijua në një reklamë gazete për lodra dhe libra dhuratë, në mesin e shekullit të 19-të.

5. Krishtlindjet së fundmi janë bërë festë familjare. Dikur Krishtlindjet u festuan fillimisht si një formë feste me pije alkoolike vetëm për të rritur.

6. “We Wish You a Mary Christmas” apo shqip “Gëzuar Krishtlindjet”,  fillimisht ishte si një formë kërcënimi. Kur këndohej në kor dhe me zë të lartë, nënkuptonte që shërbëtorët e klasave të ulëta, duhet t’u bindeshin mjeshtërve të tyre duke u sjellë pije alkoolike, apo ndonjë gjë tjetër.

7. Pema e Krishtlindjeve është traditë e prodhuar. Intelektualët viktorianë e shpikën këtë traditë si formë e lëvizjes shoqërore për të reformuar me vetëdije Krishtlindjet larg traditës së pijeve të zjarrta.

8. Dita pushim e Krishtlindjeve është një risi e kohëve të fundit. Deri në vitin 1850, 25 dhjetori nuk ishte festë zyrtare, dhe të gjithë punonin. Edhe fëmijët shkonin në shkolla./E.B-dritare.net

Share With:
Translate »
494 Views