8 shenjat që tregojnë se bebja juaj është sëmurë

Më poshtë janë 8 shenja sëmundjeje për foshnjat nën 6 muaj, dhe këshilla të përgjithshme se kur keni nevojë vërtet për të thirrur një mjek.

1. Temperatura

Vetë temperatura nuk është sëmundje, por është përgjigja e bebit ndaj një sëmundje- zakonisht ndonjë infeksioni. Telefonojini doktorit nëse foshnja është më i vogël se 3 muaj dhe ka temperature rektale mbi 38 graëe, ose nëse bebi juaj është mes 3 dhe 6 muajsh dhe ka temperaturë mbi 38 e tre gradë Celsius. Edhe nëse temperature është meëe ulët se këto, telefonojini mjekut nëse bebi ka skuqje, irritohet, nuk do të ushqehet, mezi merr frymë, qafë të ngurte, vjellje ose diare të vazhdueshme, dhe tregon shenja dehidratimi.

2. Dehidratim

Dehidratimi mund të ndodhe nëse bebi nuk po ushqehet siç duhet, ka temperature, është në një mjedis shumë të ngrohtë, ose ka diare dhe vjellje të vazhdueshme. Mund t’a dalloni dehidratimin nëse bebi ka gojën ose mishrat e thatë, e lag pampersin më rrallë, nuk nxjerr lot kur qan ose kur fontaneli (pjesa e butë në majë të kokës) duket sikur po zhytet ngadalë. Nëse mendoni se bebië është i dehidratuar telefononin mjekun.

3. Diarre

Diarea është e zakonshme tek të miturit, por telefononi mjekun nëse; shihni gjak në jashtëqitje (e cila mund të duket e kuqe e ndezur, ose akoma më keq, e zezë), bebi bën çiçin më shumë se 6 herë në ditë ose nuk pi lëngje, ose tregon shenja dehidratimi.

4. Vjell

Të miturit zakonisht nxjerrin pështymë, por duhet të shqetësoheni nëse vjell shpesh. Vjellja nuk është serioze nëse ndodh vetëm një ose dy herë. Gjithsesi, nëse ndodh më shpesh, përmban gjak ose është jeshile në ngjyrë, ose nëse bebi duket i dehidratuar, telefononi mjekun.

5. Vështirësi në frymëmarrje

Nëse bebi ka probleme në frymëmarrje, duhet të telefononi mjekun urgjentisht.

Shenjat e mëposhtme tregojnë se bebi ka probleme me frymëmarrjen:

Bebi merr fryme më shpesh se zakonisht, indi midis brinjëve, poshtë dy kockave të shpatullave, ose në pjesën e sipërme të barkut thithet brenda kur bebi merr frymë. Koka e bebit rri e varur buzët ose lëkura e bebit merr ngjyre të kaltërt.

6. Skuqje, rrjedhje ose gjakderdhje

Nëse kërthiza e bebit tuaj ose penisi i skuqet, ka rrjedhje ose nxjerr gjak, njoftoni menjëherë mjekun. Këto janë shenja të një infektimi.

7. Puçrra

Puçrrat (me skuqje lëkure), janë normale tek bebet, por telefonojini një mjeku nëse puçrrat mbulojnë një pjesë të madhe, sidomos ne fytyre, ose shoqërohet nga temperature, rrjedhje, gjakderdhje ënjtje, ose nëse puçrrat duken të infektuara.

8. Te ftohtit

Infeksione të frymëmarrjes shkaktohen nga një virus dhe janë të shpeshta tek të miturit. Zakonisht zgjasin 1 ose 2 javë duke u shoqëruar me rrjedhje hundesh, temperaturë dhe oreks të dobët për disa dite, dhe nje kolle qe mund te zgjase 2 deri ne 3 jave. Simptoma më të renda kërkojnë kujdesin e mjekut.

Telefonojini mjekut nëse:

-Temperatura e bebit është më e lartë se 38 për të miturit nën 3 muaj ose më e lartë se 38 e tre për të miturit midis 3 dhe 6 muaj.

-Nëse bebi ka skuqje dhe vështirësi në frymëmarrje përshkruar si më sipër.

-Bebi juaj grindet dhe qan shumë. Kolla e bebit tuaj është e rëndë e nuk pushon, ose nëse nxjerr dhe gjak.

-Bebi po vjell.

-Simptomat e bebit zgjasin më shumë se 2 javë.

– Së fundmi, në të gjitha rrethanat, në qofte se ju jeni shumë e shqetësuar pasi fëmija juaj duket me të vërtetë i sëmurë, besojini instinkteve tuaja dhe thirrni mjekun.

Share With:
Translate »
2401 Views