9-vjeçari nga Kosova me inteligjencë të jashtëzakonshme

Është vetëm 9-vjeç dhe të gjitha detyrat i duken shumë të lehta. Madje, atij nuk i mjaftojnë leksionet që i merr në shkollë

Në shkollë thonë se 9-vjeçari Andin Shala nga Barileva çdo herë ka kërkesa të tjera për mësim, madje edhe për literaturë e cila nuk i përgjigjet moshës së tij.

Andini thotë se më së shumti i pëlqen të lexojë libra, të cilat kanë të bëjnë me astronomi.
Ai kur ishte në klasën e tretë kishte bërë testin e inteligjencës, test ky që në atë kohë u organizua nga “Atom” dhe është vërejtur se ai ka IQ 125.

Psikologët i kishin sugjeruar që ky fëmijë të kalojë nga klasa e tretë në të tetën, por një gjë të tillë nuk e kishin pranuar prindërit e Andinit.

Nxënësi nga Barileva me IQ- 125

Nëntë vjeçari me aftësi të jashtëzakonshmeI rekomandohet kalimi nga klasa e tretë në të tetënRealizoi gazetarja: Shqipe Pajaziti

Posted by Gazeta 'Tribuna' on Saturday, March 10, 2018

Share With:



295 Views