9-vjeçari i shkruan letër Mbretëreshës Elizabeth për t’i dhuruar një qen, ajo “i habit” të gjithë me përgjigjen

T’i shkruash Mbretëreshës së Anglisë nuk është diçka që e ben çdokush. T’i kërkosh një qen të racës Corgi që ajo i pëlqen shumë, aq më pak. Megjithatë, dikush e ka marrë guximin ta bëjë këtë dhe është një djalë 9-vjeçar nga Goito në provincën e Mantovës. Djali ka një pasion për kafshët, në veçanti për Corgi-t, qentë të cilët janë bërë të famshëm sepse janë edhe pasioni i Mbretëreshës.

Në fillim të muajit janar, fëmija ka marrë një laps dhe një letër dhe së pari ka bërë një dizajn të bukur, për të shkruar më pas kërkesën e pabesueshme.

”E dashur Mbretëreshë, ju keni shumë qenushë Corgi dhe dini ku t’i gjeni. A mund ta kem edhe unë një?

Ai e ka mbyllur letrën duke shkruar:

“Gjithsesi, je ti Mbretëresha dhe bëj si të duash”.

Prindërit e kanë postuar letrën bashkë me vizatimin dhe e kanë paralajmëruar të birin se është e vështirë që Mbretëresha të kthejë një përgjigje.

Por nuk ndodhi kështu, pasi në postën e zonës së Goitos ka mbërritur një letër nga Pallati Buckingham. Ajo ishte e firmosur nga Mrs. Georgina Seage, një nga sekretaret e Madhërisë.

“Mbretëresha më tha t’ju falenderoj për letrën tuaj dhe admirimin që keni për racën Corgi. Por, më vjen keq t’ju them se Madhëria e saj nuk është në gjendje të plotësojë kërkesën tuaj për t’ju dhuruar një prej qenve të saj. Megjithatë, faleminderit shumë për vizatimin e bukur që i ke dhuruar, ajo e ka pëlqyer shumë atë.”

Pavarësisht zhgënjimit, 9-vjeçari është lumturuar që vizatimi i tij i ka pëlqyer Mbretëresh Elisabetta

Share With:
Translate »
1033 Views