9-vjeçarja e prekur nga sëmundja e rrallë që po habit mjekët

Sëmundja që ka prekur këtë vajzë 9-vjeçare është një sëmundje e panjohur, duke i shkaktuar asaj anomali në kokë dhe tru. Truri dhe koka e vajzës janë zmadhuar jashtë çdo norme, dhe për këtë mjekët nuk kanë shpjegim. Katie Renfroe, nga Florida, nuk mund të ecë apo të flasë dhe duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Sëmundja e saj është e rrallë dhe mjekët e kanë të vështirë ta identifikojnë duke thënë se mund të marrë emrin e vogëlushes. Mamaja e 9-vjeçares thotë se vajza nuk është diagnostikuar se nga çfarë sëmundje vuan dhe mjekët janë ende duke u përpjekur që ta gjejnë. Sipas saj askush nuk e ka idenë se çfarë e ka shkaktuar zmadhimin e trurit dhe të kokës. 9-vjeçarja ndjek një shkollë për fëmijë me aftësi të kufizuar. 

Share With:
Translate »
1256 Views