A do të quhet princ apo princeshë fëmija i ardhshëm i Meghan Markle dhe princit Harry?

Pas njoftimit zyrtar të Kensington Palace mëngjesin e sotëm, më në fund e gjithë bota mësoi lajmin e gëzueshëm e të shumëpritur: princi Harry dhe Meghan Markle presin fëmijën e tyre të parë! Sipas të njëjtin burim, çifti i famshëm i pallatit mbretëror pritet të bëhen prindër në pranverën e vitit të ardhshëm. Por, menjëherë pas këti lajmi mediat dhe revistat më prestigjioze të botës, kanë nisur kërkimet dhe sugjerimet me gjithçka të mundshme që lidhet me beben e ardhshme mbretërore.

Mes tyre, pyetja që të gjithë shtrojnë në këto momente është kjo: a do të jetë fëmija i ardhshëm një princ apo princeshë? Përgjigja është e shkurtër dhe e prerë: “Jo”!  Fëmija i Harry-t dhe Meghan nuk do të mbajë titullin mbretëror automatikisht pas lindjes. Sidoqoftë, nëse Mbretëresha hyn në lojë dhe ndryshon rregullat për Harry-n, ashtu si ajo e bëri për William, fëmija i tyre i ardhshëm mund të gëzojë një titull të gjakut blu, duke u quajtur princ apo princeshë.

Princi Harry dhe Meghan Markle u martuan të shtunën e 19 majit të këtij viti. Fëmijët e tyre do të kenë titullin Lord ose Lady, duke marrë mbiemrin Mountbatten-Windsor, një nga titujt e  familjes së Princit Philip. Harry dhe Meghan u bënë Duka dhe Dukesha e Sussex një ditë pas dasmës, një titull që e përftuan nga vetë mbretëresha. Djali më i madh dhe trashëgimtari i një Duke mund të përdorë një nga titujt më të vegjël të klasës së babait të tij. Prandaj, një fëmijë i parë djalë i Harry-it do të bëhej Earl of Dumbarton, një nga titujt ndihmës që mori Harry nga Mbretëresha në mëngjesin post dasmës së tij. Çdo bijë i ardhshëm do të njihej si Lord (emri i parë) Mountbatten-Windsor. Nëse Meghan dhe Harry kanë një vajzë, ajo do të jetë Lady (emri i parë) i Mountbatten-Windsor.

Por, deri sa foshnja të vijë në jetë ka ende kohë! Nëse mbretëresha futet në lojë, ajo mund të ndikojë edhe në këtë aspekt për t’i dhënë pasardhësit të Dukës dhe Dukeshës së Sussex një titull mbretëror!

Share With:
Translate »
638 Views