A duhet që gratë shtatzëna të marrin vaksina kundër gripit?

Vaksinimi është mënyra më e mirë për të mbrojtur një nënë shtatzënë kundër pasojave potencialisht të rënda të gripit në shtatzëni. Por për një sërë arsyesh, efekti i marrjes së vaksinave është i dobët.

Informacionet shëndetësore australiane sugjerojnë se rreth gjysma e grave shtatzëna marrin vaksinën kundër gripit. Përveç kësaj, ekziston shqetësimi se vetëm 25 për qind të tjerë marrin këtë vaksinë, i cili në nivel të popullësisë, është tepër i ulët.

Virusi i gripit përhapet lehtë nëpër botë dhe është shumë e vështirë për t’u kontrolluar. Ndryshe nga ftohja e zakonshme, gripi sezonal është një sëmundje serioze, për të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se shkakton 3-5 milionë raste të sëmundjeve të rënda globale çdo vit. Dhe midis 290,000 dhe 650,000 vdekjeve shfaqen çdo vit nga gripi në të gjithë botën.

Pra, në përgjithësi, çdo ofrues shëndetësor rekomandon marrjen e vaksinës në stinën e duhur, përkatësisht përpara sezonit të dimrit, përgjatë periudhës së shtatzënisë.

Pavarësisht statistikave në Australi, në Kosovë dhe në Shqipëri ende nuk ekziston ndonjë shifër se sa është përqindja e grave shtatzëna që marrin vaksinën kundër gripit.

Share With:
Translate »
705 Views