A duhet të flejë fëmija në një krevat me prindërit?

Shpesh prindërit kanë frikë të lënë fëmijët e tyre në krevate e tyre të posaçme sidomos kur janë të porsalindur, por ka raste kur kjo vazhdon për një kohë të gjatë edhe kur fëmija mbush 3 ose 4 vjeç apo edhe më tepër.
Por, a duhet të flejë fëmija në një krevat me prindërit dhe si ndikon kjo?

Lira Gjika, pediatre, shprehet se të fjeturit e fëmijës në një krevat me prindërit, krijon shumë nxehtësi dhe fëmija, duke patur trurin të parritur dhe të papjekur, për pasojë edhe qendrat e frymëmarrjes janë të papjekura.

Kështu, fëmija nuk arrin të realizojë frymëmarrje të plotë siç ndodh kur është i zgjuar. Frymëmarrja bëhet superficiale dhe në vend që të thithi oksigjenin dhe të nxjerrë anhidritin karbonik, e rithith anhidritin karbonik dhe kështu mund të ndodhë “sindromi i vdekjes së menjëhershme”.

Ky rrezik shtohet edhe më shumë nëse prindërit, (qoftë edhe njëri) janë duhanpirës. Kjo gjendje, ky sindrom, ndodh nga mosha 6 muaj deri në moshën 5 vjeç.

Prindër kini kujdes, në dhomat ku flenë fëmijët t’i mbani temperaturat nën 20 gradë. Mos i mbuloni dhe vishni trashë fëmijët kur i vini në gjumë. Fëmija më mirë të flejë në një mjedis të freskët, pasi është edhe më i shëndetshëm. Bakteret dhe viruset nuk janë shumë aktiv kur temperaturat e mjedisit janë nën 20 gradë, kështu edhe sistemi imunitar fuqizohet edhe më shumë dhe minimizohet rreziku për sindromin e vdekjes së menjëhershme.

Share With:
Translate »
973 Views