A është sot puberteti përpara moshës 10 vjeç?

Puberteti është një stad që të gjithë e kemi kaluar, por fëmijët në ditët e sotme janë duke e arritur atë më herët se kurrë më parë, gjë që ka alarmuar si ekspertët e shëndetit ashtu edhe prindërit.

Puberteti i parakohshëm, që është paraqitja e karakteristikave seksuale sekondare si qimet pubike apo rritja e gjinjve para moshës 8, ndikon të paktën 1 deri në 5000 fëmijë në SHBA dhe ky numër është në rritje.

Edhe në tri dekadat e fundit, fëmijët (sidomos vajzat) janë duke u pjekur në mosha më të reja (puberteti i parakohshëm është 10 herë më i zakonshëm tek vajzat sesa tek djemtë).

Pubertetit, dikur ndodhte në moshën 15, sot në 7, 8 dhe 9-vjeçarë

Në shekullin e 19, menstruacionet fillonin rreth moshës 15. Sot mosha mesatare e periodave të para është rreth 12. Koha gjatë dhe para pubertetit është një zhvillim i shpejtë dhe që ndryshon, gjë që tregon se edhe muaj ndikojnë kur është fjala për menstruacionin e parë. Para menstruacioneve, vajzat shfaqin shenjat e para të zhvillimit, si lulëzimin e gjinjve dhe rritjen e qimeve pubike.

Këto shenja janë tani duke u bërë të zakonshme mes vajzave të moshës 7, 8 dhe 9, deri në atë pikë sa ekspertë të kujdesit shëndetësor, në vend që t’i etiketojnë  këta fëmijë me një diagnozë se diçka është e gabuar, ata thjesht ndryshuar përkufizimin e asaj që është normal … por është me të vërtetë ‘normale’ që vajzat të piqen në një moshë kaq të re?

Një faktor i mundshëm janë kimikatet në mjedis

Shkencëtarët kanë nxjerrë në dritë një sërë shpjegimesh të mundshme për këtë ndryshim të moshës së pubertetit, por një nga faktorët që meritojnë vëmendje të veçantë janë kimikatet mjedisore që ne i përdorim në jetën e përditshme. Të tillë janë deodoranti, shampo dhe balsami, xheli për depilim, pasta e dhëmbëve, kremrat e trupit dhe mbrojtës ndaj diellit, Make-up etj.

Vitamina D gjithashtu e lidhur me pubertetin e hershëm

Sugjerohet se vajzat që jetojnë pranë ekuatorit, i fillon mosha pubertetit më vonë sesa vajzat që jetojnë në rajonet veriore. Meqë kjo tregon një lidhje të mundshme me ekspozimin ndaj diellit, studiuesit vendosën të ekzaminojnë nëse vitamina D, ka lidhje. Me matjen nivelit të vitaminës D, në 242 vajza të moshës 5-12, studiuesit nga Universiteti i Michigan-it gjeti se ata që kishin mangësi, kishin dy herë më shumë gjasa për të pasur menstruacione gjatë periudhës së studimit.

Sa më herët të hyni në moshën e pubertetit, aq më vonë do të ekspozoheni ndaj niveleve të larta të hormonit femëror estrogjen, i cili është një faktor rreziku për disa lloje kanceresh të tilla si kanceri i gjirit. Kjo ka qenë ‘lidhja’ fillestare mes pubertetit të hershëm dhe kancerit që është zbuluar, por është e rëndësishme të kuptohet se mungesa e vitaminës D është gjithashtu një faktor i madh rreziku për kancer, sëmundje të zemrës dhe shumë sëmundje të tjera.

Share With:
Translate »
1821 Views