A jeni gati të bëheni prindër?

Cili është profesioni më i vështirë në botë? Pa dyshim ai i prindërimit. Nuk ekziston asnjë shkollë që të na mësojë se si të sillemi, e sidoqoftë, gabojmë gjithmonë, si të jemi prindër të butë, si të jemi të ashpër në edukim.

Kur një nënë mund të thotë se është gati për t’u bërë me fëmijë? Një gjendje e mirë shëndeti, një punë e qëndrueshme dhe një shtëpi e ngrohtë janë padyshim shtysa të rëndësishme për të planifikuar një familje, por ka edhe kërkesa të tjera, më pak të themelore, por ndoshta më të domosdoshme, që lidhen pjekurinë personale dhe të çiftit dhe me dëshirën në këtë synim të përbashkët. Kemi përzgjedhur disa pyetje që çdo çift duhet të bëjë para, kur mendon se ndoshta ka ardhur momenti i duhur për t’u bërë me fëmijë…

Jeni emotivisht gati të sillni një protagonist të ri në jetën në dy?

Ngarkesa e emocioneve që një fëmijë sjell në brendësi të një çifti është e pafundme, ekzituese dhe rigjeneruese, por shpesh edhe mbingarkuese për ekuilibrat e caktuar. Mund të ndodhë që një fitore e vogël (një buzëqeshje, dhëmbi i parë, flokët e para…) të bëhet argument bashkëbisedimi më interesant se sa përmbajtja që diskutonit më parë mes njëri-tjetrit (puna, miqtë, pushimet…). Mund të ndodhë që njëri prej prindërve të ndihet i “grabitur” nga përkujdesjet, që kjo mbingarkesë ndjenjash i lë më pak energji për empatinë dhe entuziazmin kundrejt partnerit. Gjithçka është normale, por është mirë ta dini para dhe sidomos të pyesni nëse jeni në gjendje ta përballoni këtë situatë.

Jeni gati të ndani fizikun tuaj me krijesën e re?

Të jesh prind është edhe çështje lëkure. Për nëntë muaj bebja është brenda nënës, me një sërë ndjesish të reja që e përfshijnë edhe në nivel fizik dhe këtë gjë mund ta ndjejë pjesërisht edhe partneri. Dhe nëse momenti i lindjes është një kufi i ri njohjeje me të cilën përballet çifti, nëntë muajt e ardhshëm të të sapoardhurit kërkojnë një kontakt fizik të vazhdueshëm, nëpërmjet ushqyerjes me gji, përkujdesjes për higjienën, përkëdhelitë, masazhet… Trupi i nënës nuk është më i saji, nuk do ta ndajë më me partnerin dhe ndjesitë që e gjitha kjo do t’u dhurojë të dyve do të jetë kaq e fortë sa do të vendosë me shumë gjasa në plan të dytë marrëdhënien në çift.

Jeni gati të kaloni më shumë kohë me familjet e origjinës?

Në pjesën më të madhe të rasteve, një fëmijë nuk ka vetëm një nënë e një baba, por edhe gjyshër, teze, dajo, halla, xhaxhallarë, kushërirë… Me ardhjen e bebes shpesh marrëdhëniet familjare të lëna pak pas dore, forcohen edhe më shumë. Me dëshirën e të afërmve për të ndenjur sa më shumë me beben, krijohet përsosmërish nevoja e prindërve të rinj për ndihmë dhe kjo gjë ndodh jo vetëm në muajt e parë pas lindjes, por akoma dhe më shumë përgjatë gjithë fëmijërisë të të voglit (sidomos nëse ka më shumë se një fëmijë).

Prandaj është e rëndësishme që të parashikoni që do të jetë një lloj i ri përfshirjeje dhe lidhjeje me familjarët më të afërt, do të jetë një mënyrë e re jetese edhe me ta. Kjo gjë do të jetë një burim më shumë për kujdesjen dhe dashurinë për fëmijën tuaj.

Share With:
Translate »
719 Views